LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit kërkon borxhin që Serbia ka ndaj pensionistëve të Kosovës

Avokati i Popullit kërkon borxhin që Serbia ka ndaj pensionistëve të Kosovës

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot opinionin drejtuar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, për mos ekzekutimin e aktgjykimit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), për rastin Grudiq kundër Serbisë, duke kërkuar që Serbia të rinisë pagimin e pensioneve, përfshirë kamatën ligjore, për periudhën kohore para se ata të fillonin të merrnin pension nga Republika e Kosovës.

Në deklaratën hyrëse të këtij opinioni, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e tij për mos përmbushjen e obligimeve të Republikës së Serbisë ndaj pensionistëve të Kosovës, sipas aktgjykimit të GJEDNJ-së, në vitin 2012, për rastin Grudiq kundër Serbisë.

Aktgjykimi i GJEDNJ-së në rastin Grudiq kundër Serbisë, është aktgjykim parimor, me të cilin Serbia është e obliguar t’i kompensojë në mënyrë të njëjtë, sipas aktgjykimit të lartpërmendur, pensionet kontributpaguese, pensionet invalidore të punës dhe pensionet familjare, për qytetarët e Kosovës, të cilët i kanë gëzuar këto pensione deri në vitin 1999, kur edhe janë ndërprerë nga Serbia në mënyrë arbitrare.


“Serbia në vazhdimësi ka dhënë arsyetime për t’i ikur zbatimit këtij aktgjykimi të GJEDNJ-së, përkundër detyrimit për respektimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e së këndejmi obligimit për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së. Në anën tjetër, duke marrë parasysh se deri më tani, institucionet e Republikës së Kosovës, nuk e kanë ngritur këtë çështje në instanca përmes të cilave do të kërkohej zbatimi i aktgjykimit të GJEDNJ-së dhe, së këndejmi, për gjithë rastet tjera të kësaj natyre, Avokati i Popullit e ka parë të arsyeshme të jap këtë Opinion, duke u bazuar në Rregulloren e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që ka të bëjë me mbikëqyrjen e ekzekutimit të aktgjykimeve”, thuhet në një komunikatë të Avokatit të Popullit.

Opinioni i Avokatit të Popullit në mënyrë të detajuar sqaron sfondin ligjor dhe kronologjik lidhur me çështjen në fjalë dhe konkludon se, në mënyrë që Republika e Serbisë të sillet në përputhje të plotë me aktgjykimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin Grudić kundër Serbisë, autoritetet serbe duhet:

(1)Të rivlerësojnë gjithë aplikacionet e qytetarëve të Kosovës për rinisjen e pagimit të pensioneve, në rastet kur aplikimet janë hedhur poshtë, për shkak se ata kanë marrë Pensionin bazik, të parashikuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2001/35.

(2)Të njoftojnë publikisht, në dobi të qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk kanë aplikuar për rinisjen e pagimit të pensioneve, se fakti që kanë marrë Pensionin bazik, të parashikuara me Rregulloren e UNMIK-ut 2001/35, nuk do të konsiderohet më kriter përjashtues.

(3)Të njoftojnë publikisht se përfituesit e tanishëm të pensioneve kontributpaguese të moshës nga Republika e Kosovës, ndonëse nuk do të kualifikoheshin për rinisjen e pagimit të pensioneve nga Republika e Serbisë, prapëseprapë mund të kualifikohen për kompensimin e kësteve të papaguara, përfshirë kamatën ligjore, për periudhën kohore para se ata të fillonin të merrnin pension nga Republika e Kosovës

(4)Të marrin vendime pozitive për rinisjen e pagimit së pensioneve në rastet kur qytetarët e Kosovës plotësojnë kriteret origjinale të parapara me ligj për të marrë pensionetnga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (SPDIF) dhe të cilët për momentin nuk marrin pension kontributpagues të moshës nga Republika e Kosovës.

(5)Të paguajnë plotësisht këstet e papaguara, përfshirë kamatën ligjore, qytetarëve të Kosovës, pensionet e të cilëve ishin ndërprerë kundërligjshëm, duke llogaritur kompensimin nga data kur pensionet janë pezulluar, deri në datën kur (a) këto pensione nisën të paguheshin nga ana e Republikës së Serbisë, ose (b) aplikantët filluan t’i marrin pensionet kontributpaguese të moshës nga Republika e Kosovës.

(6)Të qartësojnë saktësisht se mungesa e çfarë dokumentacioni është shkaktare për hedhjen poshtë nga Republika e Serbisë e 84.3% të aplikacioneve nga qytetarët e Kosovës si jo të kompletuara dhe, nëse është e nevojshme, të pranojnë si të vlefshëm, dokumentacionin nga Republika e Kosovës, me qëllim që të zbatohet plotësisht aktgjykimit Grudiq.

(7)Të ndërmarrin gjithë masat e domosdoshme për të transferuar në Republikën e Kosovës, të gjitha kontributet që janë paguar nga qytetarët e Kosovës para vitit 1999 dhe që kanë mbetur në posedim të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (SPDIF), si një zgjidhje afatgjatë për të siguruar qëndrueshmërinë e pagesës së pensioneve të qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë dhënë kontribute në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (SPDIF), në pajtim me ligj.

Ky Opinion i Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës paraqet rastin e parë kur një institucion kombëtar i të drejtave të njeriut, i drejtohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, bazuar në Rregullën 9 të Rregullores që ka të bëjë me mbikëqyrjen e ekzekutimit të aktgjykimeve, për zbatimin e një vendimi të GJEDNJ-së kundrejt një vendi të tretë.

Opinion i plotë i është dërguar Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe e gjeni të publikuar në ueb faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe të bashkangjitur në këtë e-mail, po ashtu.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori