LAJMI I FUNDIT:

Aventurë qeni

Aventurë qeni

Maltezer Max ka ecur 1.500 kilometra. Qeni i vogël i cili është zhdukur nga shtëpia e tij në Florida është gjetur në Chicago falë mikroçipit i cili i është integruar nën lëkurë. Askush nuk e di se si ka arritur deri atje.

Richard Gonzales e ka lajmëruar vjedhjen e kafshës të tij të dashur pasi që ai është zhdukur nga shtëpia e vajzës së tij në Brandon të Floridas.

Gonzales thotë se ka menduar që qeni nuk do të mund të shkonte shumë larg mirëpo falë mikroçipit të integruar nën lëkurën e tij qeni i vogël është identifikuar në Chicago.

Maxin do ta sjellin në shtëpi me aeroplan.