Avancimi i të drejtave fetare- ndihmesë për demokracinë në Kosovë
Protesta kundër shkeljes së të drejtave të besimtarëve myslimanë
Kosova ky vend me mbi 93 për qind të popullsisë së besimit myslimanë, nga e kaluara okupuese ka trashëguar një gjendje të rëndë në të gjitha sferat e jetës së saj. Një situatë e tillë i kishte përcjell pjesëtarët e besimit islam, të cilët trajtoheshin si faktor diskriminimi. Përkundër dhunës sistematike dhe diskriminimit nacional dhe fetar komuniteti mysliman kishte arritur t’i përballojë sfidave të kohës. Besimi islam në masë të duhur kishte ndikuar në ruajtjen e qenies kombëtare të këtij populli, sidomos rrezikut të asimilimit kombëtar e fetar. Kjo popullsi, jo vetëm myslimanët kishin rezistuar ndaj okupimit sllav, por edhe shqiptarët e përkatësive tjera fetare. Shumica e kësaj popullate, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre ishin kundër okupimit të këtij vendi.
Tani, pas periudhës së lirisë së Kosovës shpresa ishte më e madhe në zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të këtij komuniteti, të cilët për dekada ishin të diskriminuar, si në regjimin komunist të Titos, por edhe të periudhës së më vonshme. Kosova, pas shpalljes së pavarësisë është në rrugën e shtet-ndërtimit dhe për synim kryesor ka që të bëhet një shtet laik me demokraci dhe vlera perëndimore. Vlerat e shoqërive të zhvilluara janë objektiv kryesor i Kosovës, por edhe procesi i integrimit rajonal dhe euro-atlantik.
Por, tashmë shtrohet pyetja, a mund të anashkalohet fakti se ky vend ka një shoqëri të kamotshme me shumicë të besimit mysliman dhe civilizim islam? Vetë përkatësia fetare e shumicës së këtij populli ka bërë që nuk mund të iket lehtë nga vlerat e një civilizimi të tillë. Askush në këtë vend nuk është kundër demokracisë, lirisë së fjalës, besimit, etj, por, vërtet sa kjo kulturë dhe këto vlera universale njerëzore respektohen dhe mbështeten në radhë të parë nga institucionet e këtij shteti dhe të tjerët.
Po ashtu, mund të thuhet se askush në Kosovën e pasluftës nuk ka pritur që me shkop magjik brenda natës të zgjidhen problemet e grumbulluara qindvjeçare, sepse kjo nuk është e mundur. Por, në sensin racional dhe obligativ duhet të shtohen përpjekjet, në radhë të parë institucionet e këtij vendi, që më në fund së paku të ndalet diskriminimi ndaj tyre, i cili është ende prezent dhe të trajtohen si të barabartë me komunitet tjera fetare. Hiq më shumë dhe as më pak nuk i nevojitet këtij komuniteti.
Edhe pse ka kaluar një dekadë pas lirisë së këtij vendi, si institucionet ndërkombëtare, por edhe vendore shumë pak kanë ndihmuar këtë komunitet. Pjesëtarët e besimit islam më shumë janë ndihmuar nga shoqata të ndryshme të shteteve islamike, si në ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve fetare(të shkatërruara nga lufta), spitaleve, ambulancave, shtëpive, rrugëve, kanalizimeve, por edhe ndihma në ushqim dhe mjete financiare për popullsinë myslimane të Kosovës. Manipulimi i ndonjërës prej tyre mund të konsiderohet si rast i izoluar dhe kjo në radhë të parë ishte dënuar nga vetë komuniteti mysliman duke u larguar nga ky vend.
Prandaj, kohë më parë në Prishtinë u mbajtën protesta të besimtarëve mysliman kundër vazhdimit të këtij diskriminimi, me theks në ndalesën e mbulojës myslimane nëpër institucione shtetërore, por edhe kundër padrejtësive tjera fetare. Një pjesë e politikanëve të këtij vendi, por edhe disa mediokritetet publike ishin shqetësuar pa masë dhe nuk kishin reshtur kritikat ndaj tyre nëpër disa mediume vendore. Këta kishin një panik të theksuar nga reagimi në mbrojtje të drejtave të tyre.
Injoranca e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore
Vlen të theksohet, se në Kosovën e pas luftës nga komuniteti ndërkombëtar janë derdhur miliona euro në emër të ndihmës ndaj këtij vendi, por për çudi asnjë cent në emër të ndihmës ndaj komunitetit mysliman. Pas vitit 2004, donatorët evropian ndihmuan rindërtimin e kishave ortodokse, por në asnjë rast nuk ndihmuan në ngritjen e ndonjë objekti fetar islam, apo së paku të investojnë në ndërtimin e ndonjë biblioteke islame. Kjo do të paraqiste një simbolik se këta kanë konsideratë ndaj këtij komuniteti, por realiteti kishte treguar se këto institucione, si ndërkombëtare dhe vendore nuk kishin treguar një injorancë të pashembullt ndaj tyre dhe nuk kishin ndonjë interesim për të ndihmuar dhe mbështetur këtë komunitet.
Në Kosovë, kinse për qëllime humanitare kishin ardhur dhjetëra shoqata të ndryshme perëndimore, por ato jo vetëm që kishin qëllime humanitare, por edhe të caktuara politike dhe fetare. Me ndihmën e tyre janë zhvilluar shumë sekte të ndryshme fetare, të cilat për këtë nën-qiell ishin të panjohura. Por, jo vetëm kaq, ato kishin qëllime të caktuara të “ndihmës” dhe “përkrahjes “ së “humanizmit të krishterë”. Pra, si kontribut i saj, sot në Kosovë kemi një gjendje kaotike fetare. Kosova, tashmë është duke i paguar pasojat e saj, sidomos në aspektin e degjenerim rinor, por edhe dukuri të ndryshme devijonte të shoqërisë, si droga, prostitucioni, vetëvrasjet, papunësisë, pa perspektiva, etj.
Vlen të përmendet, se ky vend më parë kishte rininë më të shëndosh në Evropë, ndërsa tani problemet e saj janë shtuar shumë. Moda dhe kultura në këtë vend po bëhet thjesht vetëm imitim i një pseudo-vlere, apo pseudo-kulturë e të ashtuquajtur evropiane dhe gjithçka po bazohet në kiç dhe shund. Ndërsa, vlerat e mirëfillta njerëzore e kombëtare, tradita dhe zakonet shqiptare shumë pak respektohen.
Rinia e këtij vendi ka “përparuar” aq shumë, sa që çdo dizajnim i ndonjë veshje në Londër, Paris, apo Berlin, brenda një kohe të shkurtë do të merret si model i veshjes së tyre. Vlen të ceken, sidomos fanellat (maicat) për femra deri në pufkë, të cilat janë shndërruar model modern i të veshurit të tyre. Kjo cullak hone, e cila është jo vetëm provokuese, por edhe kundër morale për një shoqëri çfarë është shoqëria kosovare.
Shqetësimi i disa mediokriteteve publicistike
Pas protestave të besimtarëve mysliman në Prishtinë aq shumë ishin shqetësuar disa të ashtuquajtur mediokritete publicistike, të cilat pa ndërprerë kishin renditur akuza ndaj tyre duke i trajtuar si primitivë dhe kundër botës dhe vlerave perëndimore. Këto mediokritete kishin shkuar aq larg sa që të drejta e tyre i mohonin dhe nuk shfaqin kurrfarë pendesë në këtë drejtim. Ata shfaqen si kundërshtarë të fesë islame duke denigruar femrat për mbulojën e tyre islame, e cila për moralin dhe kushtet e këtij vendi është shumë normale. Këta ishin zakonisht që në radhë të parë ose kishin qenë nomenklatura të dikurshme komuniste jugosllave, ose të paguar të ndonjë organizate të huaj, të cilat kanë për qëllim të fusin përçarjen dhe urrejtjen fetare në këtë popull, i cili kishte qëndruar stoik me shekuj i palëkundur dhe shumë tolerant ndër besimet e tij. Kurrë në historinë e tij nuk kishte pasur konfrontime fetare, por kjo rrugë duhet vazhduar edhe më tej. Këta të ashtuquajtur publicistë properëndimorë , apo “evropian” dhe “modernist”kanë harruar shpejt se nënat dhe gjyshet e tyre, jo larg kohë bartnin mbuloje; shall, apo shami në kokë, ndërsa tani shfaqen kundër tyre. Këta mediokritete dëshirojnë të na paraqiten më katolik se papa. Ata mirë e dinë se bota na donë vetëm me origjinalitetin e vërtet fetar dhe kombëtar, ashtu siç jemi dhe jo në ndonjë origjine të rrejshme dhe të kamufluar. Kështu, jemi më të respektuar se sa në petkun e identitetit të rrejshëm kombëtar e fetar.
Ndërsa, për këta kundërshtarë të islamit mbulesa e një femre shqiptare qenka primitivizëm dhe asgjë më shumë. Atëherë, pse në shumë shtete të Evropës dhe Amerikë me miliona gra në moshë të shtyrë vejnë ndonjë shall dhe mbulojnë në kokën e tyre. Sipas tyre, edhe këto na qenkan primitive. Ta zëmë, në Angli, Gjermani, Belgjikë, Francë, SHBA dhe vende tjera të botës femrat myslimane me mbulesë në kokë punojnë nëpër vende të ndryshme dhe të larta publike si, administratë shtetërore, polici, gjyqësi, etj. Këto femra, askujt nuk i pengojnë dhe janë të barabarta me të gjithë pjesëtarët tjerë të shoqërisë. Vetëm në Kosovë kjo gjë mohohet dhe kjo po krijon urrejtje, edhe pse këtu ka raste të radha të mbulesës së tyre, sidomos me ferexhe.
Këtu, në Kosovë mbulesa është normale sikur në vendet tjera dhe gjithçka duket në rregull. Mbulesa islame nuk është kulturë e të përshtaturit sipas traditës dhe zakoneve laike dhe shtetërore, por është kusht dhe obligim fetar islam, ajo paraqet kulturën dhe civilizimin islam. Një citat në Kuran thotë: ‘’Thuaju dhe besimtarëve t’i ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, dhe le t’i vënë shamitë mbi kraharorët e tyre.’’ (En-Nur 31). Në fund të fundit, askush nuk ka të drejtë të mohoj origjinën, fenë, kulturën dhe civilizim tjetër. Kjo çështje është e patjetërsueshme dhe garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare, ndërsa vetëm në Kosovë po shkelen të drejtat e tyre. Kosova duhet shkuar në binarë drejt vlera perëndimore, por në asnjë formë duke anashkaluar vlerat dhe civilizimin e saj kombëtar dhe fetar.
Vazhdon shkelja e të drejtave të myslimanëve
Vetëm në Kosovë është e mundur të rrënohet një shkollë e vjetër dhe historike dhe në vend të saj të ndërtohet një Katedrale katolike mu në mesin e 95 për qind të besimtarëve myslimanë, edhe përkundër kundërshtimit të tyre. Ky argument tregon se populli shumicë myslimanë në Kosovë ka thyer rekordin e tolerancës së saj fetare me të vetmin qëllim të ruajtjes së raporteve të mira ndërfetare dhe ndër-vëllazërore. Një shembull të tillë nuk mund të gjeni në rruzullin tokësor. Po ashtu, në Prishtinë, në vendbanimin më të madh të besimtarëve mysliman shqiptarë, në kompleksin universitar të tij, okupuesi serb kishte ndërtuar një kishë ortodokse. Sot e kësaj dite kjo kishë qëndron e pa prekur, edhe pse pjesëtarë të këtij besimi janë shumë të paktë. Kjo kishë ishte ndërtuar në kohën e regjimit okupues fashist serb dhe kishte krejtësisht karakter politik.
Në anën tjetër, në Kosovë është mohuar të ndërtohet një Qendër Islamike, e cila ka karakter studimi dhe edukimi, ndërsa kjo është kërkesë e vazhdueshme e besimtarëve myslimanë. Ka disa vite që ky projekt qëndron pezull dhe nuk lejohet edhe pse Arabia Saudite ka ndarë rreth 15 milionë euro për një projekt të tillë. Vetëm para disa ditësh Beogradi kishte lejuar hapjen e një qendre të tillë mu në mes të këtij qyteti duke investuar miliona euro.
Diskriminimi ndaj besimtarëve myslimanë në Kosovë është duke vazhduar me mjete dhe metoda të sofistikuara. Në emër të një demokracie fiktive dhe të ashtuquajtura vlerave euro-perëndimore nuk lejohet që femra me mbulesë myslimane të punojë nëpër shkolla dhe institucione tjera arsimore. Kohë më herët nga procesi edukativ shkollor janë larguar dy mësuese që mbanin mbulesë islame dhe nuk lejohen të punësohen pjesëtarët e këtij komuniteti.
Deri sa në shtet e rajonit, por edhe në shumë shtete të Evropës dhe botës edukimi fetar është shndërruar në obligim arsimor, vetëm në Kosovë kjo nuk është e mundur, sepse këtë e ndalon shteti laik i Kosovës.
Besimtarët myslimanë në Kosovë, jo vetëm në aspektin e arsimimit, edukimit, mungesës së objekteve fetare për t’i kryer ritet e tyre fetare, etj, ata janë të diskriminuar edhe në pagesën e energjisë elektrike. Të gjitha xhamitë obligohen të paguajnë për rrymën e shpenzuar, ndërsa kishat ortodokse dhe katolike për 11 vjet pas çlirimit të këtij vendi nuk kanë paguar asnjë cent. Nuk dihet a ka një shembull të tillë në botë!
Nacionalistët shqiptarë thonë se atdheu mbi të gjitha, ndërsa atdhetarët e vërtet pëlqejnë fenë dhe atdheun. Ashtu, sikurse kishin vepruar Naim Frashëri, Abdyl Frashëri, Faik Konica, Ali Pash Tepelena, etj, kështu duhet punuar dhe vepruar edhe në të ardhmen, por duke mos fyer dhe nënçmuar asnjë besim tjetër. Tri besimit e këtij populli janë vlerë kombëtare, por edhe universale dhe asnjëra nga to nuk duhet të jetë më e privilegjuar se tjetra.
Shpifjet për rrezikun e “fundamentalizmit islamik”
Shpifjet e disa mediokër patriotëve shqiptarë se përhapja e ashtuquajtur “fundamentalizmit islamik”, vehabizmit, apo selefizmit na qenka një shqetësim i madh për të ardhmen e Kosovës , sepse do të prishet krejt rendi botëror dhe marrëdhëniet me SHBA-në. Ky shqetësim i tyre është një spekulim politik dhe mjaft paragjykues, në radhë të parë për njerëzit e Kosovës, por edhe për miqtë e saj të cilët e kanë të qartë misionin e tyre në Kosovë. Fundamentalizmi islamik është një term i shpifur nga kundërshtarët e islamit për qëllime të caktuara politike, por edhe për interesa të grupeve të caktuara. Ndërsa, vehabizmi dhe selefizmi në këtë vend, jo që nuk kanë ndonjë ndikim, por nuk paraqesin ndonjë forcë reale të zhvillimit të saj. Këto janë vetëm spekulime të kundërshtarëve të shtetit të Kosovës dhe perspektivës së saj euro-atlantike. Nuk mund të mohohet fakti se në çdo religjion ka elemente radikal të saj, por jo në Kosovë, sepse ato nuk kanë ndonjë interes që në këtë vend të vogël të zhvillojnë veprimtaritë e tyre. Tani, në Evropë dhe botë rreziku më i madh nga fundamentalizmi ortodoks, i cili është duke investuar shumë në krijimin e turbulencave të ndryshme në botë. Ky fundamentalizëm ortodoks qëndron pas gjakderdhjes së përditshme në Irak, Palestinë, Bosnjë, Iran, Korenë e Veriut, Veriun e Kosovës, etj, sepse çdo gjë çka është perëndimore paraqitet kundër tyre. Për fat të keq në Irak dhe Iran kjo manipulohet me sekte të ndryshme, sidomos të sektit fetar shiit që janë në ndikim rus. Po ashtu, edhe në Ballkan deri më parë kishim një ndikim të madh të këtij ortodoksizmi fundamentalist sllav, të cilët ishin shkaktarë të tragjedive të mëdha njerëzore.
Pa dyshim, se kjo nuk nënkupton se duhet liruar nga përgjegjësia fundamentalizmin katolik, i cili kohën e fundit ka marrë hov zhvillimi. Rritja e ndikimit të tij ka krijuar, që sot nëpër disa shtete të Evropës të ndalohet me ligj bartja e mbulesës për femra myslimane, si në Zvicër, Belgjikë, Francë, etj. Kjo tregon shkallën e tolerancën së tyre, por edhe nivelin diskriminues ndaj të besimeve të tjera. Kjo duhet të mbetet punë e tyre.
Ndërsa, sa i përket rolit të SHBA-ve ndaj islamit dhe myslimanëve në botë, jo rastësisht tregojnë marrëdhëniet e tyre të shkëlqyera me Arabinë Saudite. SHBA-ja nuk është kundër islamit dhe myslimanëve, por kundër keqpërdorimeve të saj për qëllime politike dhe për llogari të interesave të grupeve të ngushta. Sot në SHBA jetojnë rreth 3.5 milionë myslimanë, ndërsa pas njëzet vjet do të jetojnë rreth 25 milionë, atëherë si është e mundur që një shtet të jetë kundër fesë së miliona banorëve të saj.
Myslimanët në SHBA kanë më shumë të drejta se në Kosovë, ndërsa disa nga këto mediokritetet publike shqiptare dëshirojnë të hutojnë opinion për përfitime të tyre personale. Sot, po të mos ishte roli i SHBA-ve në mbrojtje të Arabisë Saudite, Irani do të niste fushatën e shkatërrimit të këtij vendi, sepse për këtë ka mbështetjen e Rusisë, e cila është nëna e fundamentalizmit ortodoks. Po ashtu, po të mos ishte SHBA-ja çfarë do të pësonin myslimanët e Kosovës nga armiku i tyre shekullor sllav? Po të mos ishin SHBA-të çfarë do të ndodhte me myslimanët e Bosnjës? A nuk janë këto argumente të mjaftueshme për raporte të shkëlqyeshme në mes SHBA-së, Arabisë Saudite, Kosovës, Bosnjës dhe botës islame. Vetëm në mendjen e këtyre mediokriteteve imagjinohen rreziqe të mëdha për kombin shqiptarë në rast të keqësimit të marrëdhënieve me SHBA-në. Ata “shohin aq larg”, sa që nuk shohin as deri te hunda e tyre, sepse kjo është maksimë e tyre jetësore. Frika ndaj zhvillimeve fundamentaliste në botë nuk përjashton rrezikun e saj, por nuk duhet jetuar me frikë se bota do të fillojë të rrokulliset nga ne, sepse ne jemi të vegjël dhe të pafuqishëm për shkatërrimin e saj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin