LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet në SHBA në alarm, merren masa “për të parandaluar një ‘pushtim’ të Kapitolit” më 4 mars

Autoritetet në SHBA në alarm, merren masa “për të parandaluar një ‘pushtim’ të Kapitolit” më 4 mars

Autoritetet federale amerikane dhe Policia e Kapitolit konfirmuan të mërkurën se kanë mbledhur informacione inteligjente se një “grup i identifikuar i milicisë” ka plane të mundshme për të “thyer” vendin e qeverisë më 4 mars dhe kanë rritur masat e sigurisë si përgjigje.

“Departamenti i Policisë së Kapitolit të Shteteve të Bashkuara është i vetëdijshëm dhe i përgatitur për çdo kërcënim të mundshëm ndaj anëtarëve të Kongresit ose ndaj kompleksit të Kapitolit”, tha në një njoftim Policia e Kapitolit, një agjenci e zbatimit të ligjit e ngarkuar për të mbrojtur bazat e Kapitolit, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi marrë informacione inteligjente që tregojnë një komplot të mundshëm për të thyer Kapitolin nga një grup i identifikuar i milicisë të enjten, 4 mars. Ne kemi bërë tashmë përmirësime të rëndësishme të sigurisë për të përfshirë krijimin e një strukture fizike dhe rritjen e fuqisë njerëzore për të siguruar mbrojtjen e Kongresit, publikut dhe oficerët tanë të policisë”.


Ndërkohë thuhet se NBC News raportoi një buletin të përbashkët nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe FBI në mënyrë të ngjashme që paralajmëronte për dhunën e planifikuar.

Mike Hanna i Al Jazeera, duke raportuar nga Uashingtoni, DC të mërkurën në mbrëmje, tha se Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së kishte pezulluar procedimet e saj për ditën e enjte, pas kërcënimeve të mundshme.

Hanna tha se megjithatë, Senati i SHBA-së kishte në plan për t’u takuar, gjithsesi.

Komploti i mundshëm duket se është i lidhur me një teori në lidhje me lëvizjen konspirative të ekstremit të djathtë QAnon e cila teori propozon që 4 marsi është data e vërtetë e inaugurimit për ish-presidentin Donald Trump, të cilin ata besojnë se fitoi në zgjedhjet e nëntorit dhe do të qëndronte në detyrë për të vazhduar luftën me “globalistët”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori