LAJMI I FUNDIT:

Austrian Airlines shkurton 1000 vende pune

Austrian Airlines shkurton 1000 vende pune

Aviotransportuesi austriak AUA (Austrian Airlines), i cili është në rrugë për t`u blerë nga aviokompania gjermane Lufthansa, lajmëroi se do të zvogëlojë 1000 vende të punës gjatë 12 muajve të ardhshëm për shkak të problemeve ekonomike.

"AUA do të ndërmarrë një varg ristrukturimesh me qëllim që të krijohet strukturë më e vogël dhe më efektive. Ai do të sjellë deri të zvogëlimi i rreth 1000 vendeve të punës deri nga mesi i vitit 2010", lajmëroi kompania.

AUA numëron 8000 nëpunës pasi që gjatë tre viteve të fundit tashmë zvogëloi qindra vende të punës në kuadër të planeve për shërim.