Numri i refugjatëve në korridorin e ri ballkanik rritet, Hungaria sapo ka kërkuar ndërtimin gratis të gardhit kufitar.
Një trafikant shqiptar nga Mali i Zi dhe dy refugjatë pakistanezë tregojnë historitë e tyre për “Der Spiegel”.
Burri është i hutuar. “Atje presin shumë. Ama tepër,” thotë ai me bindje. “Nuk mund të ankohem për urdhrat.” Ai thith edhe një cigare dhe gjerb një espresso ekstra të fortë. Një kafe në bulevardin Skenderbeg të Ulqinit, një qytet bregdetar në jug të Malit të Zi, pak më tej nga kufiri me Shqipërinë.
Bajrami, rreth të dyzetave, me flokë të zeza, i parruar prej tre ditësh, flet me kusht që emri i tij i vërtetë të mos publikohet. Sepse ai është trafikant – ai organizon refugjatët ilegalë për t’u futur nga Shqipëria veriore drejt Malit të Zi dhe i shoqëron më tej përmes vendit.
Bajrami është nga Ulqini, shqiptar nga Mali i Zi dhe ka përfunduar klasën e tetë. Nuk ka profesion të vetin dhe ka punuar punë të ndryshme kriminale. Ai ka, thotë ai, lidhje nga Turqia mbi Shqipërinë deri në Gjermani. Tre fëmijët e tij të rritur, kanë marrë këshilla që të merren me “punë legale” – individualisht dhe në gastronomi.
Ai vetë punon prej katër vjetësh si trafikant, sëbashku me të njohur. Fillimisht ka punuar në korridorin ballkanik të 2015 përmes Serbisë, Rumanisë dhe Hungarisë deri në Gjermani; kurse tani me korridorin e rij të refugjatëve nga Shqipëria në Malin e Zi.
Në pyetjet e “Der Spiegel” se “me kë punon?”, “cili është shefi i tij?”, Bajrami qesh dhe tregon se ka shumë lidhje. Për më shumë informacione ai kërkon para.
Refugjatët nga Mali i Zi shkojnë drejt Bosnjës, e cila e para e hodhi alarmin, ndërsa më pas orientohen drejt Kroacisë dhe Sllovenisë. Qëllimi i tyrë është të strehohen në Gjermani ose Itali. Gjatë këtij viti rreth 5000 refugjatë kanë kaluar në Bosnjë, ndërsa gjithë 2017 ishin vetëm 755.
“Duhet të mbrohemi nga ky invasion,” tha presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik. Qeveritë e Serbisë dhe Malit të Zi duhet të kontrollojnë më mirë kufijtë dhe ti marrin mbrapsht refugjatët, përcjell albinfo.ch.
Austria është më e shqetësuara për shtimin e refugjatëve dhe ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Hashim Thaçi që të bllokojnë kufirin për refugjatët.
“Gjithçka kemi në kontrollë”
Për artikullin e “Der Spiegel”, që është ndër më të lexuarit në Gjermani, ka folur edhe ministri i brendshëm malazez. Ai thotë se përkundër rritjes së numrit të refugjatëve, “situata është nën kontroll”, por ka edhe një ankesë për palën shqiptare.
“Problemi i vetëm i vogël për Malin e Zi është që Shqipëria nuk pranon ti marrë mbrapsht refugjatët. Për këtë jemi duke biseduar me qeverinë shqiptare, që të arrijmë një zgjidhje,” tha Vojislav Dragovic, përcjell albinfo.ch.
Hungaria i ka ofruar gardh çeliku 25 kilometra të gjatë, për ta vendosur në kufi – kryeministri hungarez Viktor Orbán ka marrëdhënie të mira prej kohësh me presidentin malazez Milo Djukanovic. “Tash për tash nuk mendojmë për të ndërtuar gardhin në kufi,” mendon Dragovic. “Por nëse një gjë të tillë ndërtojnë Kosova, Serbia, Bosnja dhe Shqipëria, atëherë do e ndërtojmë edhe ne”.
Raportuesi i magazinës më të madhe europiane, që ka vizituar edhe Shqipërinë, tregon se në Shkodër nuk ka qendër azili, dhe mbase për këtë refugjatët nuk duken nëpër rrugë. Megjithatë vërehet një shtim i forcave policore.
Refugjatët stacionin e fundit në Shqipëri e kanë fshatin Shtuf, në veri të kufirit në Muriqan. Deri këtu ata vijnë me taksi, ndërsa më pas kalojnë kufirin me këmbë, ku në anën malezeze i pret taksi tjetër ose ndonjë mjet transportues.
Në Shtuf rrugët janë me kalldrëm, ndërsa asnjë banor nuk dëshiron të flasë hapur për refugjatët.
Historia e dy pakistanezëve
Para disa ditësh nëpër këtë fshat kanë kaluar edhe dy refugjatë nga Pakistani Ziaul Haq dhe Mehran Habib, të cilët tani ndodhen në qendrën e azilit në Podgoricë. Ata tregojnë se janë larguar nga qyteti me shumicë shia në Lahore, pasi si suni kanë qenë të kërcënuar. Haq ka mbetur i papunë prej në fund të 2016, kur u largua nga Arabia Saudite. Atje punonte në një shitore celularësh.
Mali i Zi nuk ka probleme me refugjatët, pasi në fund të fundit, pas pak ditësh ata largohen drejt Bosnjës.
Këtë kërkojnë edhe Mehran Habib me Ziaul Haq – qëllimi i tyre është Gjermania dhe Italia. Ata e pranojnë se janë të gatshëm të paguajnë ndokënd për t’i organizuar më tej drejt udhëtimit. Çdo udhëtim i i ri kushton disa qindra euro. Tani presin përsëri thirrjen e ndonjë të njohuri. “Ai është i besueshëm,” thonë të dy. “Ai na ofron korridor të mirë.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa