LAJMI I FUNDIT:

Australianët përleshen mes vete në stilin e magjistarit “Harry Potter”

Australianët përleshen mes vete në stilin e magjistarit “Harry Potter”

Dy australianë janë parë duke u përleshur në stilin e magjistarit “Harry Potter” me degë pemësh për një incident që u shkaktua nga nevrikosja gjatë ngasjes.

Dy burrat raportohet se “shpërthyen” në një përleshje pasi një burrë e goditi tjetrin nga makina e tij ndërsa ai u përpoq të kalonte rrugën në Cabramatta, në jugperëndim të Sidneit, të shtunën pasdite.

Pamjet e kapura nga dëshmitarët e përleshjes së çuditshme janë parë më shumë se 30,000 herë që kur u shpërndanë të shtunën mbrëma, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.


Videoja tregon pamjet e dy burrave që u larguan nga rruga drejt një parku të vogël.

Burri me xhaketë të verdhë në mënyrë të përsëritur godiste burrin me një këmishë të bardhë, i cili menjëherë ia ktheu , përderisa të dy ishin të “armatosur” me shkopinj të vegjël.

Ata vazhduan të përplaseshin me njëri-tjetrin përpara se burri me të bardha të ulej anash për të kapur një degë më të madhe.

Burri me të verdhë u tërhoq menjëherë nga përleshja dhe u përpoq të përdorte telefonin e tij, por burri me të bardha vazhdoi ta ndiqte dhe ta godasë atë.

Përfundimisht, një burrë i tretë ndërhyri për të ndalur përleshjen dhe u tha atyre që të ecnin në drejtime të kundërta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori