LAJMI I FUNDIT:

Australia largon të paktën 10 komando, kishin vrarë civilë të paarmatosur në Afganistan

Australia largon të paktën 10 komando, kishin vrarë civilë të paarmatosur në Afganistan

Australia do të lirojë të paktën 10 anëtarë të forcave speciale pas publikimit të një raporti me prova të besueshme të vrasjeve të paligjshme në Afganistan.

Një raport i pavarur në formë të redaktuar citon prova se 19 ushtarë australianë vranë 39 afganë të paarmatosur. Ministria e Mbrojtjes nuk ka komentuar mbi lajmet deri më tani.

Zyrtari i lartë ushtarak i Australisë i kërkoi falje Afganistanit javën e kaluar pasi u publikua raporti, transmeton Telegrafi.


Trupat australiane ishin pjesë e një koalicioni ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja duke luftuar talibanët pasi grupi islamist u rrëzua në vitin 2001.

Raporti u përpilua nga një gjykatës i shtetit i caktuar nga Inspektorati i Përgjithshëm i Ushtrisë së Australisë.

Pamje të kapura nga kamera: Momenti kur një ushtar australian qëlloi për vdekje një afgan të paarmatosur që po fshihej në një fushë
Lexo po ashtu Pamje të kapura nga kamera: Momenti kur një ushtar australian qëlloi për vdekje një afgan të paarmatosur që po fshihej në një fushë

ABC raporton se deri më tani, njoftimi zyrtar i shkarkimit nga ushtria është marrë nga 10 ushtarë të cilët ishin dëshmitarë ose pjesëmarrës dhe nuk janë pjesë e një grupi prej 19 ushtarësh që kërcënohen me padi. Identiteti i tyre gjithashtu nuk bëhet i ditur në raport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë

"Parada planetare", fenomeni i rallë në qiell pritet të ndodhë këtë javë

Botë
Kalo në kategori