LAJMI I FUNDIT:

Australi: Rrëmbyesi i vrarë nga policia kishte kryer “akt terrori”

Australi: Rrëmbyesi i vrarë nga policia kishte kryer “akt terrori”

Policia e Australisë ka njoftuar sot se rrëmbimin nga ana e një personi të armatosur në qytetin Melburn, po e trajton si “akt të terrorizmit”, pasi grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë.

Gjatë të shtënave, policia e vrau një person për të cilin tha se dje e mbante peng një femër brenda një ndërtese banimi në Melburn.

Policia e shpëtoi femrën e cila ishte zënë peng, pas një situate të tensionuar, që zgjati për më tepër se një orë në lagjen Brighton.


Gjatë të shtënave janë plagosur tre policë.

Pos personit që e kishte kryer rrëmbimin, kishte vdekur edhe një njeri tjetër nga plagët e pësuara, ka njoftuar policia.

Agjencia e lajmeve e Shtetit Islamik, Amaq, ka raportuar se sulmi ishte ndërmarrë për shkak të pjesëmarrjes së Australisë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili lufton kundër grupit militant në Irak dhe Siri. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori