LAJMI I FUNDIT:

Aurela dhe Poni do të realizojnë duet

Aurela dhe Poni do të realizojnë duet

Dy këngëtaret vlonjate, Aurela Gaçe dhe Poni (Shqiponja Karafilaj), do të sjellin së shpejti një këngë të përbashkët.

Planin për realizimin e duetit thuhet ta kenë thurur gjatë takimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishin të ftuara të këndojnë.

Kënga do të jetë një kombinim i zhanreve që pritet të pëlqehet në publik duke marrë parasysh suksesin e hiteve të mëparshme të tyre.

Poni dhe Aurela kanë disa gjëra të përbashkëta – ato janë bërë nëna (Aurela ka një vajzë, kurse Poni një djalë), të dyja e mbajnë fshehur jetën e tyre private dhe nuk i ekspozojnë bashkëshortët, si dhe të dyja janë nga Vlora. /Telegrafi/