LAJMI I FUNDIT:

Audi R8 V10 plus rrëmben “Timonin e Artë të Vitit 2015” (Foto)

Audi R8 V10 plus rrëmben “Timonin e Artë të Vitit 2015” (Foto)

Duke përcjellë triumfet më të fundit të brendit Audi në ndarjen e çmimit “Timoni i artë i Vitit 2015” (“Golden Steering Wheel 2015”), këtu para nesh kemi modelin fitues të këtij çmimi për kategori specifike, Audi R8 V10 Plus me ngjyrë ari.

Ky model aktualisht është duke u ekspozuar në Audi Forum Neckarsulm.


Çmimi “Timoni i Artë” i është prezantuar në mënyrë specifike Sedanit Audi R8 dhe Audi A4, transmeton Koha.net. Të dy këto modele u kurorëzuan si fituese në kategoritë përkatëse për veturën sportive dhe atë të sedanit të kategorisë së madhësisë së mesme.

Ndarjen e këtij çmimi e kanë organizuar revistat gjermane të njohura, “Auto Bild” dhe “Bild am Sonntag”, me trupin gjykues i cili është përbërë nga lexuesit, ekspertët e automobilave si dhe nga personalitete të famshme.

Audi R8 V10 plus me ngjyrë ari posedon motorin 5.2-litër V10 me kapacitet prej 610 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 3,2 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar deri në 330 km/h.

Siç është qartë e dukshme, kjo veturë posedon eksterierin me ngjyrë ari, në kombinim me disa elemente të aerodinamikës me ngjyrë të zezë shkëlqyese (Gloss Black).

Po ashtu posedon edhe rrotat me diametër prej 20-inç me ngjyrë të zezë shkëlqyese në mënyrë që t’i përshtatet pamjes së eksterierit.
a2

a3

a4

a5

Në trend Auto

Më shumë
Drita e diellit ndikon negativisht në fushën e shikimit të shoferit - si të reduktoni shkëlqimin e dritës?

Drita e diellit ndikon negativisht në fushën e shikimit të shoferit - si të reduktoni shkëlqimin e dritës?

Auto
Prodhuesit e automjeteve në Meksikë dhe Kanada “marrin frymë më lehtë” ndërsa Trump ngrin tarifat për 30 ditë

Prodhuesit e automjeteve në Meksikë dhe Kanada “marrin frymë më lehtë” ndërsa Trump ngrin tarifat për 30 ditë

Auto
Toyota marka më e vlefshme e veturave në botë

Toyota marka më e vlefshme e veturave në botë

Auto
Dubai rrit tarifat e parkimit në zonat kryesore - çfarë mendoni për çmimet atje?

Dubai rrit tarifat e parkimit në zonat kryesore - çfarë mendoni për çmimet atje?

Auto
Ishte gati t’i dorëzohej një klienti që priste me padurim, ky Lamborghini Revuelto përplaset gjatë testit përfundimtar

Ishte gati t’i dorëzohej një klienti që priste me padurim, ky Lamborghini Revuelto përplaset gjatë testit përfundimtar

Auto
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike

EVs
Kalo në kategori