LAJMI I FUNDIT:

Atletico Nacional fiton Kupën Libertadores (Video)

Atletico Nacional fiton Kupën Libertadores (Video)

Atletico Nacional fitoi Kupën Libertadores për herë të dytë në histori.

Klubi kolumbian ka mposhtur në finalen e kthimit 1-0 Indipendiente Del Valle të Ekuadorit duke ngritur lartë trofeun më prestigjioz në Amerikën e Jugut.

I ndihmuar nga një atmosferë e jashtëzakonshme e krijuar nga tifozët e saj, skuadra nga Medelini pati meritën që pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë arriti të gjejë mjaft shpejt golin e epërsisë me Miguel Borian.


Goli u shënuan në minutën e 9-të, pasi shfrytëzoi mjaft mirë një top të kthyer nga shtylla.

Indipendente pati një mundësi të shkëlqyer për të barazuar takimin në minutën e 35-të, por Jose Angulo u ndal nga shtylla.

Në pjesën e dytë Atletico provoi të thellonte më tej rezultatin por Boria, autori i golit u ndal nga ana e portierit Librado Azcona në minutën e 76-të.

Vërshëllima e fundit e gjyqtarit bëri të shpërthejë dhe festa për ekipin kolumbian, që u rikthye të fitojë Kupën Libertadores për herë të parë që prej vitit 1989.

https://www.youtube.com/watch?v=W1JeEN4Yu4s

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori