LAJMI I FUNDIT:

Atletët, më të mirët e Dardanës

Atletët, më të mirët e Dardanës

Ashtu si në shumicën e komunave në vendin tonë, edhe komuna e Dardanës ka mbajtur manifestimin e shpalljes së sportistëve më të mirë për vitin që e lamë pas. Ashtu siç pritej, epitetin e sportistit më të mirë të vitit në të dy konkurrencat e morën atletët, Vijon Kryeziu dhe Musa Hajdari, të cilët patën suksese të lakmueshme gjatë vitit 2013.

Sa i përket klubeve, këtu ka dallim, pasi klubi më i suksesshëm është shpallur klubi i volejbollit “ Flaka” në konkurrencën e femrave, ndërkaq, trajneri më i mirë i vitit u shpall Zijadin Kryeziu, trajner i klubit i atletikës “ Rogana”. Me mirënjohje e medalje u shpërblyen këta sportistë të dalluar:

Vullnet Bunjaku, KA “ Arbëria”, Fisnik Ismajli, KK “Shogun”, Sabri Aliu, KSH “Dardania”, Ilir Zubaku, KF “Kamenica”, Elza Maliqi, KV “Arbëria”, Minire Kryeziu, KV “Flaka”, Nezir Rahimi, KF “Kamenica”, Beslind Kastrati. KF “Kaolini”, Blerina Spahiu, KV “Flaka“, Majlinda Cana, KA “Rogana”, Granit Kryeziu, KA “Rogana “ dhe Astrit Kryeziu”, KA “Rogana”. /Zëri/Telegrafi/