LAJMI I FUNDIT:

ATK mbledh 6.1 milionë të hyra më shumë se janari i 2017-së

ATK mbledh 6.1 milionë të hyra më shumë se janari i 2017-së

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në muajin janar 2018 ka mbledhur 67 milionë euro, 6.1 milionë euro më shumë se janari i vitit 2017-së, apo 5.3 për qind më shumë.

Kështu u tha gjatë prezantimi i rezultateve për media nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri.

“Gjatë muajit janar 2018, ATK ka mbledhur 67 milionë euro, 6.1 milionë euro më shumë se janari i vitit 2017-së. Shndërruar në përqindje është 5.3 për qind. Nga këto të hyra, 51.4 janë të hyra nga tatimet, ndërsa 15.6 milionë janë nga pensionet”, tha Imeri, përcjell Telegrafi.


Imeri gjithashtu prezantoi dhe të dhënat e tjera nga ATK.

Sipas Imerit, në sistemin e deklarimit elektronik – EDI, gjatë muajit janar-shkurt 2018 janë bërë 301 mijë deklarime dhe janë lëshuar mbi 75 mijë vërtetime tatimore.

Nga forma e re e rimbursimit të kuponëve fiskal, kanë aplikuar 1.84 milionë persona kurse janë rimbursuar 28.6 milionë euro.

Gjatë monitorimit të aktivitetit të lojërave të fatit, në vitin 2017 janë mbyllur 214 subjekte të paligjshme dhe janë shqiptuar mbi 1.3 milionë euro gjoba. Vetëm në vitin 2018 janë mbyllur 40 subjekte të paligjshme të lojërave të fatit dhe janë shqiptuar 213 mijë euro gjoba.

Drejtori Imeri foli edhe për masat disiplinore që janë marr ndaj personelit të ATK-së. Ai tregoi se numri i rasteve që janë iniciuar nga janari i 2017-së deri më sot janë 31 raste. 18 prej tyre janë për shkelje të kodit të etikës, 11 për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe 8 zyrtarë janë për masa disiplinore të shqiptuara nga Komisioni Disiplinor i ATK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori