Greqia ka bërë të ditur se është skeptike në lidhje me vendimin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare dhe me arsyet që ka dhënë qeveria shqiptare për këtë vendim. E përditshmja Panorama raportoi të premten se Ministria e Jashtme greke ka reaguar nëpërmjet zëdhënësit të saj Gregory Delavekouras, i cili në deklaratën e bërë ka thënë se regjistrimi është kusht për në Bashkimin Evropian.
“Nga ana jonë nënvizojmë vendimin e qeverisë shqiptare, si dhe arsyet që deklarohet për shtyrjen e saj. Megjithatë duhet të theksoj se data e zhvillimit të zgjedhjeve lokale ishte e njohur prej shumë kohësh dhe nuk përbën një zhvillim të tanishëm që do të arsyetonte ndryshimin e planeve…Ju kujtoj se regjistrimi që do të zhvillohet brenda vitit 2010 me pyetësor që do të përmbajë pyetje jo të detyrueshme për prejardhjen etnike, bindjet fetare, gjuhën amtare, cilësohet nga Bashkimi Evropian si kusht për t’u plotësuar nga Shqipëria për detyrimin e vet të mbledhjes së të dhënave të sakta për minoritetet, për të zhvilluar
edhe politikat përkatëse”, ka thënë Delavekouras.
Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke pohoi edhe kthimin në detyrë të konsullit Thedoros Ikonomu, i cili me sa duket u thirr në Athinë si pjesë e një lëvizjeje taktike për të tërhequr vëmendjen nga jehona e krijuar pas deklaratave të tij kontroverse. “Zhurma e bërë është kryesisht gazetareske. Konsulli ynë është në ditët e fundit në Athinë për arsye shërbimi dhe do të kthehet normalisht në detyrën e tij, nuk ka çështje tjetër”, tha Delaverkouras. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para