Cilët janë grabitqarët e rinj të financës që po mjerojnë planetin.
Nami po bëhet, por nuk është çudi kur bëhet fjalë për naftë dhe ushqime. Edhe pse janë firmosur më tepër se 1500 kontrata që skadojnë në fund të këtij viti, të bazuar në bastin se për 5 muaj nafta do të arrijë 300 dollarë. Le ta quajmë si largpamësinë e spekulatorëve këtë aludim. Por, në fakt, ata mendojnë kështu, pasi besojnë se do të ketë një sulm nga ana e izraelitëve kundër qendrave nukleare të Iranit. Por, disi më të kujdesshëm janë treguar 30 mijë "bastexhinj" të tjerë, të cilët besojnë se nuk do t‘i kalojnë 200 dollarët për fuçi.
Sigurisht që këto baste ndodhin në "Nymex", bursa tregtare pranë bregut të lumit Hudson në Manhatan. Ndodh edhe në Londër, në "Ice futures", platforma elektronike që më së shumti të kujton Perëndimin e Largët. Por sa do të jenë në numër ato kontrata për shitblerjen e grurit, të sojës, ose të kakaos që vendosen jashtë bursës së Çikagos, në tregun e tretë, i quajtur "over-the-counter", mbi parashikimet e thjeshta të motit në Australi, ose vende të tjera që i prodhojnë ato?
"Ju, senatorë të Shteteve të Bashkuara, po pyesni veten nëse investitorët institucionalë po kontribuojnë në inflacionin e çmimeve të energjisë dhe ato të ushqimeve. Përgjigjja ime e padiskutueshme është: po". Kështu foli qartë Majkëll Masters përpara kongresmenëve amerikanë për problemin e asaj bote spekulatorësh që ndikojnë në mirëqenien, shëndetin dhe ekonomitë tona.
Por, në fund të fundit, nuk është i gjithë faji i tyre që çmimet këtu te ne po rriten në mënyrë skandaloze, pasi jo vetëm që prodhimi i brendshëm nuk favorizohet, por vazhdon të shtypet nga monopoli arrogant që sundon prej kohësh.
Ishte 20 maji i këtij viti. Nga ai çast, të viheshe kundra spekulimit nuk ishte më një tabu. Kongresi i Uashingtonit tashmë i dedikon këtij fenomeni një mbledhje në javë për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë përpara se të fillojnë pushimet verore (për fat të keq sapo kanë filluar dhe gjendja nuk ka ndryshuar).
Në Vjenë, baronët e OPEC-ut po kërkojnë të largojnë vëmendjen e internacionalëve, të cilët mendojnë se po prodhon më pak naftë seç duhet, në mënyrë që faji të bjerë tek ata që spekulojnë për rritje çmimi. Madje, edhe Papa i Vatikanit ka ndërhyrë, duke ftuar liderët e G8-ës për të dhënë akoma më shumë ndihmë për 100 milionë të varfrit e rinj, që tashmë po "vdesin" urie nga rritja e çmimeve të ushqimeve bazë.
Disa mendojnë që këta spekulues janë shkaku kryesor i rritjes së çmimeve, ndërsa disa ekonomistë të tjerë mendojnë se ky është vetëm një nga shumë faktorët që shtyjnë përpara lokomotivën e çmimeve (ndër to është pakësimi i prodhimit të produkteve primare, gjeopolitika bashkë me të gjitha krizat e saj në Lindjen e Mesme dhe në Nigeri, dobësimi i dollarit etj). Por, askujt nuk i shpëton lidhja ndërmjet rritjes së madhe të çmimeve dhe rrebeshit të dollarit dhe euros që vërshojnë në tregjet zyrtare e mbi të gjitha në ato jozyrtare.
Le të ndalojmë në fillimet e krizës: në vitin 2003 ishin 8.4 miliardë euro paratë e basteve për ushqimet dhe energjinë. Në mars të këtij viti arritën një shifër marramendëse prej 168 miliardë eurosh. Një rritje prej 1900 për qind. Në 52 ditët e para të këtij viti, tregjet ku vendosen kontratat e përkohshme janë mbuluar nga 1 miliard dollarë në ditë, ndryshe nga viti i kaluar, kur shifrat nuk i kalonin 100 milionët. Sipas të dhënave të Kongresit të SHBA-së, grabitqarët e financës së egër tashmë janë aktivë në 70 për qind të marrëveshjeve të naftës, kundrejt 37 për qind të vitit 2000.
Njëkohësisht, në këto 5 vitet e fundit, çmimet e 25 produkteve kryesore janë rritur me 183 për qind. Fadel Gheit, një nga gurut më të dëgjuar, kur bëhet fjalë për arin e zi, ka deklaruar: "Vetëm spekulimi po ndikon. Duke u bazuar në kërkesën dhe ofertën, çmimi i naftës nuk duhej të kalonte 60 dollarë për fuçi".
Por, cili ka qenë shkaktari i kësaj krize të tregut botëror? Çdo ditë, për shembull, në bursë kontraktohen 86 milionë fuçi reale, kundrejt 1 miliard e gjysmë fuçive "në letër" dhe në Çikago volumi i kërkesës për grurë është sa 30-fishi i prodhimit vjetor të Shteteve të Bashkuara.
Në të vërtetë, jo të gjithë spekulatorët mund të quhen demonë. Kjo kategori njerëzish mund të ndahet relativisht në dy: janë spekulatorët e tipit komercialë, si prodhuesit e naftës, bujqit, rafineritë dhe kompanitë ajrore, të cilat kanë një interes konkret për naftën e papërpunuar, ose për produktet e agrumeve dhe përdorin tregun e derivateve për t‘u mbrojtur nga rreziku i ngritjes së çmimeve, ose kushteve të këqija të motit.
Pastaj, kemi spekulatorët financiarë, që nuk interesohen për të mirat materiale në vetvete, por për atë çfarë bën të fitosh para. Janë fondet e pensioneve si "Calpers-i" kalifornian që mbledh 2.5 milionë buxhetorë që kanë plotësuar vitet e punës, janë fondet sovrane të jashtme, bankat tregtare si "Goldman Sachs" dhe "Morgan Stanley", madje edhe universitetet e mëdha si Havard ose Yale.
Të ardhurit e fundit, mijëra kursimtarë të vegjël që magjepsen nga ofertat e bankave, si certifikatat e Bankës Gjermane, ose garancitë e siguruara që propagandohen në gazetat ekonomike nga "Unicredit".
Kështu që, në momentin kur aksionet ose detyrimet nuk janë më efikase si më parë dhe ndërkohë kur tregu imobiliar është në krizë të plotë, ndërsa inflacioni shpërthen në nivel global, një marrëveshje për naftë apo për produkte ushqimore siguron përfitime të mëdha, madje sa mund të shlyejnë të gjitha humbjet e shkaktuara nga lëshimi i tepërt i kredive.
Një shembull: nëse një depozitues do të kishte investuar 100 dollarë në vitin 2000, në indeksin e 500 titujve standardë dhe të varfra, tashmë paratë do të ishin zhdukur. Në të njëjtën periudhë prej tetë vitesh, ato 100 dollarë të investuara në produktet primare, tashmë do të ishin shumëfishuar deri në 350 për qind. Kjo është vetëm një anë e ironisë. Tjetra është disi më shumë ngacmuese.
Një muaj më parë, Arjun Murti, përgjegjësi i analizave të naftëmbajtësve të "Goldman Sachs", redaktoi një raport, në të cilin ka parashikuar se një fuçi naftë do të arrijë çmimin e 200 dollarëve. Problemi është se pikërisht "Goldman Sachs" drejton një nga treguesit më popullorë. Mos vallë ka ndonjë interes për të spekuluar mbi rritjen e çmimit…?
E çfarë të thuash për disa instrumente financiarë që janë vënë në qarkullim nga bankat e mëdha? Mjafton të mendosh për sigurimet që u janë shitur sauditëve. Këto sigurime janë për puset e naftës: sa herë që rritet çmimi i një fuçie nafte rritet edhe vlera e puseve. Pra, edhe pa prodhuar naftë, këto puse arrijnë të nxjerrin para. Është një produkt financiar disi i ngjashëm me ndihmat financiare që lëshojnë bankat.
Por, në këtë shok të naftës dhe krizë financiare, sa para janë duke u përfituar? Gjiganti i ushqimeve të Ilinois, "Adm", që zotëron 270 impiante në të gjithë botën (madje është objekt i shumë hetimeve për ndotje atmosferike dhe manipulim të çmimeve), i ka rritur përfitimet e tij nga 363 në 517 milionë dollarë.
Tashmë "Adm" është duke u bërë i famshëm falë filmit të ri të Stiven Soderberg "The informant", i interpretuar nga Mat Damon në rolin e një informatori, i cili zbulon një nga skandalet që ka goditur këtë shoqëri në fillimet e viteve ‘90.
Ndër spekulatorët e mëdhenj të ushqimeve është edhe "Cargill", grupi i dytë privat në Amerikë për nga rëndësia, i cili ka 158 mijë punëtorë në 1100 qendra të shpërndara në 66 vende të botës: në tre muajt e parë të këtij viti, fitimet neto të kësaj shoqërie shumëkombëshe, e specializuar në shpërndarjen dhe rafinimin e grurit dhe sojës, janë rritur me 86 për qind, nga 553 milionë, në më shumë se 1 miliard dollarë.
Ndërsa për shoqëritë e naftës paratë po "bien nga qielli" në Gjenevë, vend i cili po bëhet qendra e dytë për tregtinë e energjisë në botë pas Londrës. Pikërisht shoqëria "Mercuria", me 110 punëtorët e saj, në këto katër vitet e fundit ka bërë një hap gjigant, ku nga 0 ka faturuar 30 miliardë euro.
Pas saj vijnë kaliforniania "Sempra", "Phibro", "J. Aron" e "Goldman Sachs" dhe shumë shoqëri të tjera që janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Si "Petrologistics", e specializuar në informacionet komerciale: ajo funksionon si një shërbim spiunazhi privat në portet kryesore të botës dhe u dërgon klientëve të saj informacionet e çmuara mbi dërgimet e naftës së papërpunuar, ose defektet e naftëmbajtësve.
Gjithsesi, kjo krizë do të përfundojë vetëm atëherë kur tregu të bëhet më i arsyeshëm dhe sigurisht kur qeveritë, mbi të gjitha ajo amerikane, do të ndërhyjnë me rregulla më të forta dhe kontrolle më rigoroze mbi depozitat dhe kontraktimet jashtë tregut.
Por ka nga ata që e presin fatin nga zhvillimet politike. Të sigurt që në çdo rast çmimet e ushqimeve do të rriten sërish në muajt e ardhshëm, spekulatorët kanë filluar të blejnë terrene të kultivueshme. Për shembull, njujorkezja "Blackrock" ka blerë 1100 hektarë tokë të kultivueshme në kontenë e Norfolk në Britaninë e Madhe. Ndërsa Fondi Sovran Saudit ka hedhur sytë drejt Pakistanit, duke hyrë në garë me ato të Emirateve Arabe. Në kazinonë e naftës dhe ushqimit, lojërat nuk kanë mbaruar akoma
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para