At Zef Pëllumbi…
"Shqiptari ende se ka kuptue se politika asht shërbim dhe jo fitim" – At Zef Pëllumbi
Rastësisht dhe pikërisht në këtë kohë monotone të aksidenteve të historisë më është kujtuar kjo sentencë e At Zef Pëllumbit,këtij kolosi të fundit nga epopeja e françeskanëve shqiptarë, që jetoj për me tregue dhe ja pau synin pranverës shqiptare duke jetuar edhe në postdiktaturë…
Kush më mirë se at Zefi do të kujtohej me thanë se ‘’shqiptari ende se ka kuptue se politika asht shërbim e jo fitim’’. Ndoshta në bazë të kësaj simbolike u bën njëmijë të zeza në tranzicionin e brishtë të botës shqiptare që politika të jetë eksluzivisht fitim e jo shërbim.
Plakat e epikës popullore do të thoshin ‘’tu thaftë goja shka po thue…’’Nuk ishte mallkim por befasi nga fjala. A ka mbetur gjë për befasi…
Blaise Pascal…
‘’E gjithë fatkeqësia e njerëzve rrjedh se ata s’mund të rrinë të qetë në një dhomë’’
Në shek XVII filozofi dhe matematicieni Blaise Pascal paralajmëroi se fatkeqësia e njerëzve rrjedh se ata nuk munden dot të rrinë të qetë në një dhomë. Sa njerëz të njohur apo të panjohur e patën kohën e tyre dhe ‘’shkëlqimin brilant’’ duke ndenjur të qetë në një dhomë, duke bërë sehire për botën dhe njeriun.
Sa fatkeqësitë e njerëzve erdhën si pasojë që njerëzit nuk qëndruan indiferent në kotjen pranë zjarrit, reaguan, folën, vepruan për të ndryshuar njerëzimin dhe fatin e botës. Gjithmonë o zot ka pasur diskutime a më mirë të kotesh pranë zjarrit nën indiferencën e vjeljes së dardhave të pushtetit apo të mos rrish i qetë në një dhomë.
Në paralele me sentencën e at Zef Pëllumbit pasi ‘’shqiptari ende se ka kuptue se politika asht shërbim e jo fitim a mos është më mirë të rrihet qetë në një dhomë që të realizohet profecia’’.
Sa do që natë është vetëm një zë dëgjohet në male të shkreta…Atdheu kotet në gjumë…
Letra vjeshte të vonë…
Vjeshta si portret i artistëve dhe poetëve është pikturë gri e atdheut. Në vjeshtë nuk shkruhet nën frymën e daulleve dhe të një ere që trupin ta dërgon andej dhe këndej. Në vjeshtë shkruhet për mërzinë, vdekjen, vetminë, miqtë e humbur nëpër kohë dhe beteja me vetveten. Kurrë s’kanë për t’i lexuar drejt letrat e një vjeshte të vonë. Vonë asht, shi po bie e në dritare kanë mbetur gjurmët e vjeshtës në sy të trishtuar të atdheut. Vetëm copat e xhamave janë thyer e na kanë zënë të gjithëve, me atdhe, me teshë e koteshe… Si alkooli të dehurit kronik që i zë çdo ditë dhe shumë shpejt…
A dëshirojmë që të themelojmë shtet ideal përtej ëndrrës. Si nuk arritëm të lexojmë drejt mesazhet e shkruara në duar dhe trup se të gjithë jemi patriotë dhe viktima gjenocidi. Në vend të kësaj u thye kurrizi i Kosovës.
Në variante të ndryshme e duam Kosovën. Hasmi na ka tregue rrugën e tmerrit për në varreza të Mejës…E ne ‘’ bijtë krenar të shqipes ‘’ i mbyllim sytë dhe gjuhemi me djaj dhe rrotulla… Azem Shkreli do të thoshte’’ kur ta shikojmë njeri tjetrin sy ndër sy do të puthemi apo kemi për tu pshty’’.
Biri i botës klithi’’ Fali o zot se nuk e dinë çfarë kanë bë’’.
Voftë për shpirtin e patër Zefit ky shkrim dhe kjo letër e një vjeshte të vonë. U zgjoftë atdheu me ideale të nalta, atdheu suprem për të cilin bijtë u mbuluen me dhe varresh… Prapë pyetja a thue more zot politika asht fitim a shërbim…Çfarë dileme katastrofale…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker