Astma është sëmundje që karakterizohet me ngushtim të bronkeve, të cilat zgjerohen sërish pas terapisë përkatëse apo edhe spontanisht. Simptomat kryesore janë frymëzënia, fishkëllima që dëgjohet nga goja e pacientit dhe plogështia.
Ass. dr. Skender R. Baca, mr.sci.
Pulmolog-specialist i sëmundjeve të mushkërive
Klinika e Pulmologjisë në QKUK, Prishtinë
tel. 044 199-349
Trajtimi i astmës është kompleks, që do të thotë se përveç terapisë medikamentoze (bronkodilatatorët, kortikosteroidet, antihistaminikët, antileukotrienet), oksigjenoterapisë e ekspektoransëve, duhet pasur parasysh edhe në disa masa plotësuese si: Ndërprerja e duhanpirjes dhe largimi nga ambienti me duhan, shëtitje në natyrë, marrja e sa më shumë lëngjeve (çajëra, ujë dhe fruta).
Posaçërisht dhe gjithnjë duhet kujdes i veçantë i astmatikëve gjatë ditëve të nxehta, sepse si pasojë e humbjes së lëngjeve (me djersitje dhe nëpërmjet sistemit respirator) vjen gjer te hipohidrimi (prishje e balansit ujor të trupit) që mund të shkaktojë fillimin e sulmit astmatik dhe vështirësimin e trajtimit adekuat të këtyre pacientëve.
E tërë kjo ndodh sepse mukoza tejet e ndjeshme e bronkeve me rastin e tharjes bëhet tejet e brishtë dhe e ndjeshme ndaj mikroorganizmave, alergjëneve dhe irrituesve kimiko-fizik të shumtë (tymi-ndotja e ambientit, pluhuri).
Që të evitohen efektet negative që sjellin ditët e nxehta, pacientët e tillë duhet të marrin shumëfish më shumë lëngje se sa zakonisht (të hiperdidrohen- të arrihet mbilëngëzimi qelizor dhe trupor), t’i largohen ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell, mundësisht të qëndrojnë në ambiente me ajër të kondicionuar ose së paku të përdorin ajrosolizimin (humidifikimin) e hapësirës ku punojnë dhe banojnë.
Fëmijët janë në rrezik më të madh se të rriturit sepse ata janë më të ndjeshëm kur i humbin lëngjet dhe rehabilitimi te këto mosha është më i ngadalshëm.
Gabimin më të madh e bëjnë disa pacientë astmatik të cilët mendojnë se edhe gjatë ditëve të nxehta, mjafton të merret terapia me rregull si gjithnjë dhe ata do të jenë mirë, gjë që zakonisht pastaj iu shkakton probleme të mëdha në menaxhimin e përkeqësimit të sëmundjes. Ndaj, duhet pasur parasysh se kujdesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe në kohëzgjatje të duhur, gjegjësisht përderisa të zgjasin kushtet atmosferike të disfavorshme për astmë.
Të gjitha astmat bronkiale janë sëmundje alergjike të rrugëve të frymëmarrjes. Shkaktarët alergjikë në ajër më të shpeshtë janë mikroorganizmat, që ndodhen te pluhurat e shtëpisë dhe polenet e ndryshme. Por ajo mund të shkaktohet dhe nga substanca të ndryshme të prejardhura nga kafshët shtëpiake, myku i ambienteve të brendshme, por dhe të jashtme, alergjenët e tjera që gjenden te ilaçet dhe ushqimet, viruset e ndryshme që kapin rrugët e frymëmarrjes (të ftohurat e zakonshme).
Në faktorët e jashtëm futen dhe cilësia e ajrit si: lagështia, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotësit e ndryshëm, faktorë këta që zënë një peshë të rëndësishme në rendimin e gjendjes shëndetësore të astmatikëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania