LAJMI I FUNDIT:

Assange: A do të na lirojë apo robërojë interneti?!

Assange: A do të na lirojë apo robërojë interneti?!

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, në një libër pohon se bota është në një fazë vendimtare për të marrë një vendim në lidhje me atë nëse do të na lirojë apo robërojë interneti.

Libri është botuar me titullin "Cypherpunks: Liria dhe e ardhmja e internetit", ndërsa pjesërisht bazohet në serinë televizive "Bota Nesër”, i televizionit rus RT. Assange është bashkautor, siç janë edhe Jacob Appelbaum, Jeremy Zimmermann dhe Andy Muller Maguhn.

Në libër cypherpunksët përshkruhen si avokatë të qytetarëve që përdorin kriptografinë për të mbrojtur komunikimin elektronik nga spiunazhi qeveritar dhe ai i korporatave. Në libër thuhet po ashtu se interneti mund të jetë mjet si i lirisë, ashtu edhe i shtypjes.

Autorët pohojnë se jemi dëshmitarë të konfliktit në lidhje me atë nëse “komunikimi elektronik do të na emancipojë apo robërojë”, thonë nga shtëpia botuese në New York, “OR Books”.


Libri u botua përkundër faktit se Assange është ende i fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ky shtet i ka dhënë atij azil në gusht.

Cypherpunks është lëvizja që është krijuar nga “Cyhperpunks’ Electronic Mailing List”, aktivistët e së cilës kanë synuar të përmirësojnë intimitetin dhe sigurinë në internet përmes përdorimit aktiv të kriptografisë. Ata janë aktiv që nga fundi i viteve ’80 të shekullit të kaluar.

Themeluesi i WikiLeaks ka kërkuar azil për të shmangur ekstradimin e tij në Suedi, ku akuzohet për përdhunim. Assange beson se pas mbërritjes në Suedi do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku do ta dënonin për publikimin e korrespondencave sekrete diplomatike në Wikileaks. Ai ka shprehur shqetësimin se do të dënohet padrejtësisht me një dënim me burgim, madje edhe me vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Skandal i ri në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve

Evropa
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë
Kalo në kategori