LAJMI I FUNDIT:

Ass. Dr. Ferat Sallahu, MD, PhD. Kirurg i përgjithshëm dhe abdominal

Ass. Dr. Ferat Sallahu, MD, PhD. Kirurg i përgjithshëm dhe abdominal

Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com
Për shumë pyetje, ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.


Ass. Dr. Ferat Sallahu, MD, PhD.
Kirurg i përgjithshëm dhe abdominal
+ 381 38-500-600 lokal 3110, 3222 (zyre)
+ 377 44 599 991
feratsallahu@gmail.com


I nderuar doktor. Jam 36 vjeçar. Problemin të cilin e kam, ka të bëjë me zorrën e trashë, e cila më del jashtë në anën e majtë. Këtë problem e kam pasur edhe më herët, por vetëm gjatë jashtëqitjes. Më pas, nuk kam pasur probleme, por kohët e fundit po më ngacmon më shpesh, sidomos në stinën e pranverës dhe gjatë qëndrimit të gjatë në këmbë apo në pozitë gjysmë të ulur.
Kjo dalje e zorrës nuk manifestohet me dhimbje apo diçka tjetër, mirëpo po ngacmon psikikisht shumë dhe në komoditet, gjithashtu. Kam pasur një vizitë tek një kirurg, ku pas kontrollit, mora përgjigjen se kjo, nuk është asgjë serioze dhe se unë çdo herë pas jashtëqitjes, duhej ndihmuar kthimin e zorrës me anë të gishtit. Ky mjek, gjithashtu, më shpjegoj se si ka ardhur deri te ky problem, duke më treguar që zorra e trashë te pjesa e jashtëqitjes, ka humbur yndyrën si pasojë e shtrëngimeve dhe më pas, ka rezultuar me dalje të zorrës.
Ju kisha lutur, të më këshilloni se si të veproj me këtë problem dhe se a ka mundësi të kurohet.
Me respekt.


PËRGJIGJE:
Prolapsi rektal, nënkupton rënia e mukozës apo e gjitha shtresave të murit të rektumit nëpër vrimen anale.
Dallojmë dy forma të prolapsit: prolapsi i pjesërishëm apo parcial, ku kemi prolabim parcial vetëm të mukozës me gjatësi 1-2 cm nëpër vrimën anale e që shpesh përcillet me dobësim të sfinkterit anal dhe prolabim të noduleve hemorroidale. Ndërsa te forma e prolapsit të plotë, kemi rënien e të gjitha shtresave të rektumit nëpër unazën anale.
Më të rrezikuar janë personat me obstipacion kronik dhe dobësim të muskujve levatorë dhe sfinkterit anal. Tek prolapsi i zorrës, mukoza është e trashur, e skuqur dhe shumë lehtë gjakosë. Gjithashtu është i pranishëm sekrecioni i mukusit. I sëmuri me vështirësi e kontrollon nevojën dhe gazrat, për shkak të insuficiencës parciale të sfinkterit anal e që shpeshherë mund të jetë dhe inkontinencë e plotë.
Mënyra e mjekimit: Prolapsit parcial korrigjohet me intervenim kirurgjik me ekscizion të mukozës apo hemorroidectomi. Mirëpo, rezultate të kënaqshme, në disa raste arrihen dhe me sklerotizimin e tyre duke injektuar fenol në hapësirat e submukozës së rektumit.
E nderuar, për problemin në fjalë, mund të paraqiteni tek kirurgu, i cili do të vendosë për tretmanë të mëtutjeshëm.
Për funksionim normal të zorrëve, nevojitet ushqimi dietik i pasur me fibra.


Jam operuar nga fistula anale para 9 muajsh dhe nuk jam shëruar akoma. Kur u vizitova te doktori para dy muash, më tha që është shëruar, por tani më është bërë një kokërr gunge dhe kam vënë re qelb. Në pritje të përgjigjes, të përshëndes.

PËRGJIGJE:
Fisura anale është një çarje e anusit apo kanalit anal. Kanali anal është pjesa fundore e zorrës se trashe midis rektumit dhe anusit.
Pse shkaktohen fisurat anale? Shkaku më i zakonshëm është jashtëqitja e feceve të mëdha e të forta.
Fisurat anale zakonisht shërohen pa trajtim ose me trajtim jo kirurgjikal.
Mirëpo, format kryesore të trajtimit janë zbutësit e feceve, banjat e zgjatura të tualetit dhe ndryshime në mënyrën e jetesës. Këto ndryshime përfshijnë një dietë të pasur në fibra, shtimin e lëngjeve në dietë dhe ushtrimet e rregullta fizike. Mund të përdoret lokalisht gjel anestetik apo pomadë nitroglycerine.
Në rastin tuaj kemi recidiv të sëmundjes, andaj, këshillohuni me mjekun nëse simptomat që keni shpreh, nuk përmirësohen apo përkeqësohen, pasi më herwt keni pasur një trajtim kirurgjik.
Mos neglizhoni simptomat, paraqituni përsëri tek kirurgu operator.
Me respekt!


Përshëndetje doktor. Jam 58 vjeç. Para dy muajve, bëra kolposkopinë dhe rezultati është ky: Ekzaminimi makroskopik: Materiali i pranuar, janë dy fragmente indore me diametër 0.6 dhe 0.5 cm, me ngjyrë gri dhe konzitencë mesatare.
Ekzaminimi mikroskopik: Histologjikisht janë konstatuar fragmente të cerviksit, epiteli endocervikal i eroduar, i zëvendësuar me ind të granulacionit jo specifik, ndërsa në stromë, vihen re infiltrate të dendura inflamatore mononukleare limfoplazmocitare. Vërehet edhe epiteli ektocervikal skuamoz që tregon çrregullim të maturimit, stratifikimit dhe polaritetit qelizor e nuklear, që përfshin 1/3 e poshtme të epitelit dhe kolilocitozë e shprehur.
Dg.Endocervicitis chronica erosiva cum dysplasia epithelialis gradus levii CIN I.
Në QKUK, më thanë për ndërhyrje kirurgjike.
Ju lutem doktor, më tregoni se a duhet të bëhet kjo ndërhyrje, çfarë operacioni është ky dhe sa është i rrezikshëm.
Ju faleminderit

PËRGJIGJE:
Në bazë të të dhënave histologjike si dhe diagnozës së lartshënuar, kemi të bëjmë me sëmundje që i përket natyrës gjinekologjike. Andaj, duheni t’i përmbaheni sugjerimeve të mjekut ordinues, ndërsa për formën, natyrën dhe rreziqet që paraqiten, do t’ju njoftojë, sigurisht, mjeku i juaj operator.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori