LAJMI I FUNDIT:

Aspirina ruan zorrët

Aspirina ruan zorrët

Aspirina zvogëlon rrezikun nga paraqitja e kancerit të zorrës së trashë? Një apo dy tableta nga 300 miligramë në ditë dhe keni 28 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga kjo sëmundje. Më shumë se dy në ditë dhe rreziku është më i vogël për 70 për qind.

Tek meshkujt të cilët në baza ditore marrin Aspirinë ekziston mundësia më e rrallë e zhvillimit të kancerit kolokteral, kanë dëshmuar hulumtimet e fundit.

Grupi i doktorëve të Bostonit, të udhëhequr nga doktori Andrew T. Chan, çdo të dytin vit ka mbledhur të dhëna mbi marrjen e rregullt të Aspirinës nga 47.000 meshkuj në mes moshave 40 e 87 vjeçare dhe lidhjes me rrezikun nga sëmundja e kancerit. Gjatë periudhës 18-vjeçare tek 975 persona është zhvilluar karcinomi kolokteral.

Shkencëtarët kanë konstatuar se tek grupi i meshkujve të cilët kanë marrë rregullisht Aspirinë (së paku dy në javë) është shënuar 21 për qind më pak rrezik për zhvillimin e kancerit kolokteral, për dallim nga grupi i cili nuk ka marrë Aspirinë rregullisht. Mirëpo, katër vite pasi që kanë ndaluar të marrin ilaçin rregullisht, është vërejtur se rreziku nga sëmundja më nuk ka qenë aktual.

Hapi tjetër, theksojnë shkencëtarët, do të jetë hulumtimi i rreziqeve potenciale dhe anëve të mira të marrjes së rregullt të Aspirinës dhe gjetjen e masës së caktuar të këtij ilaçi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Kalo në kategori