LAJMI I FUNDIT:

Asnjë ndarje e Kosovës nuk është në opsion

Asnjë ndarje e Kosovës nuk është në opsion

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë zhvillim e Kosovës në vitet që vijnë – Ajo do ta mbajë fjalën për donacionet e premtuara Kosovës dhe ato para do vijnë në Kosovë. Kështu ka vlerësuar ambasadori gjerman në Kosovë, Hans-Dieter Steinbach, në një intervistë për Radio Kosovën.

Sa i përket sjelljes ndaj agjentëve gjermanë, Steinbach tha se keqkuptime ndodhin edhe mes miqsh, por tashmë ky keqkuptim i takon së kaluarës.

Për qeverinë e Gjermanisë, ai ka thënë se mundësia e ndarjes së Kosovës nuk është opsion. “…vetë fakti se EULEX-i që nga 9 dhjetori është stacionuar në gjithë territorin e vendit është një dëshmi se pikërisht kjo ndarje për të cilën po flasin disa nuk do të lejohet. Më lejoni të shpreh edhe një herë qëndrimin e qeverisë gjermane se asnjë ndarje e Kosovës qoftë gjeografike apo funksionale nuk është në opsion”, ka thënë Steinbach. /rtk/telegrafi/