LAJMI I FUNDIT:

ASHAM: Trupat rregullator janë joefikas, shërbejnë për punësime të kuadrove partiake

ASHAM: Trupat rregullator janë joefikas, shërbejnë për punësime të kuadrove partiake

“Trupat rregullator në vend nuk janë efikas, as mjaftueshëm transparent, zakonisht ata shpërbejnë për pazare politike dhe punësimin e kuadrove partiak, ndërsa jo rrallë negociojnë edhe me bizneset, për shkak se sjellin vendime të dëmshme për shoqërinë. Ndërkohë konsumatorët, janë totalisht të pafuqishëm, pa asnjë mbështetje, pasi në këtë fushë akoma nuk ekziston ligj”.

Kjo u tha në debatin e sotëm në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në lidhje me trupat rregullator në vend. Më tej u shtua se për shkak të mosefikasitetit të këtyre trupave, ekonomia e Maqedonisë humb 20 përqind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Autoritetet deri tani nuk u kanë kushtuar vëmendje të duhur organeve rregullatore. I trajtojnë si institucione të dorës së dytë ose tretë. I shfrytëzojnë si shpagime partiake dhe rehatimin e funksionarëve të tyre. Problemet në këtë sferë janë serioze dhe transformimi duhet të jetë i menjëhershëm”, tha akademiku Taki Fiti.


Ndërsa profesori Izet Zeqiri tha se trupat rregullator nga aspekti i efikasitetit janë në nivelin “duhet të jetë”.

Ai e përmendi si shembull Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE), e cila sipas pagave të faturuara ka 128 deri 130 të punësuar, për të cilët jepen 2.156 milionë euro pagë bruto. Ai tha se në vitin 2018 ka planifikuar katër milionë euro investime, ndërsa ka realizuar vetëm 550 mijë euro.

Ndryshe, në vend për momentin ka dhjetë trupa rregullator me gjithsej 368 të punësuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori