Të harrojmë për çfarë shkuam në një vend, apo çfarë do të merrnim është një nga ndodhitë që na ka ndodhur të gjithëve dhe shpesh pyesim veten përse na ndodh kjo.
Studiuesit që përdorin realitetin virtual si dhe vende reale kërkojnë të shpjegojnë pse truri duket se harron sende me rëndësi kur ndryshon konteksti i jashtëm i një personi.
Shkencëtarët kanë kohë që kërkojnë të shpjegojnë pse ndodh që njerëzit ndonjëherë hyjnë në një dhomë për të bërë diçka të rëndësishme, por e harrojnë sapo mbërrijnë aty – transmeton Top Channel artikullin e The Independent.
Më parë, fenomeni i atribuohej “efektit të derës”, duke sugjeruar që ne priremi të harrojmë sende me rëndësi pas kalimit të një kufiri. Kufiri mund të jetë fizik si një derë, ose mund të jetë një virtual si kalimi midis skedave në një shfletues interneti.
Por, tani një studim nga Universiteti Bond ka zbuluar se efekti i vetëm “dyerve” në harresë nuk është aq i rëndësishëm sa pretendonin studimet e mëparshme, duke dhënë një perspektivë të re mbi fenomenin.
Shkencëtarët zbuluan se nuk ishte vetëm dera në vetvete ose akti i ecjes nëpër të, por përkundrazi ndryshimi në kontekst që bëri që truri të linte informacionin që e konsideronte të parëndësishëm.
Ekipi hulumtues kreu katër studime, dy duke përdorur vendndodhje të botës reale dhe dy në të cilat pjesëmarrësit mbanin kufje të realitetit virtual dhe lëviznin nëpër dhoma të ndryshme në një mjedis 3D.
Pjesëmarrësit kishin për detyrë të memorizonin objekte (një kryq të verdhë, një kon blu, dhe kështu me radhë) në tavolina brenda secilës dhomë dhe më pas t’i zhvendosnin ato nga një tryezë në tjetrën me të njëjtin rend.
Studiuesit zbuluan se ndryshimi nuk kishte asnjë efekt në kujtesë dhe se njerëzit rrallë harronin objektet, pavarësisht nëse ata kaluan nëpër një derë apo jo.
Por kur studiuesit e bënë më të vështirë testin e kujtesës, duke u kërkuar pjesëmarrësve të kryenin të njëjtën detyrë ndërsa njëkohësisht bënin një detyrë të veçantë numërimi, gjetjet e efektit të derës ishin të spikatura.
“Në thelb, detyra e numërimit mbingarkoi kujtesën e njerëzve, duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve të shkaktuara nga dera“, shpjeguan Dr. Oliver Bauman dhe Dr Jessica Mcfadyen, autorët e studimit.
Duke shpjeguar fenomenin, Dr. Baumann tha se truri ndan kujtimet nga mjedise dhe kontekste të ndryshme.
“Nëse truri mendon se është në një kontekst tjetër, atëherë ato kujtime i përkasin një rrjeti tjetër informacioni. Në përgjithësi, kjo na jep kapacitet më të madh sesa nëse keni vetëm një hapësirë gjigande pune ku gjithçka është e lidhur”, shpjegoi ai.
Dr. Baumann tha se studimi Bond sugjeroi gjithashtu se ishte e mundur të “imunizohesh” kundër harresës. “Nëse jemi me një mendje të vetme në atë që duam të bëjmë, asgjë nuk do të na ndalojë të kujtojmë. Por nëse kemi gjëra të shumta në vazhdim, harresa bëhet e dukshme”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Kulmi i kënaqësisë: Çka është super-orgazma dhe si munden femrat ta arrijnë klimaksin më shumë se 100 herë?

100 ushtrime të cilat mund t’i bëni me pesha deri në pesë kilogramë (Video)
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës