“Arsenali është ende klubi më i madh në Londër edhe pse Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve për të dytën herë” – kështu thotë Jamie O’Harra
Jamie O’Hara ka pohuar se Arsenali është ende klubi më i madh në Londër për shkak të arritjeve të tyre historike, pavarësisht se Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve për herë të dytë.
Fitorja e The Blues të shtunën në mbrëmje, duke mundur Manchester Cityn 1-0 falë golit të Kai Havertz, do të thotë se ata janë kurorëzuar kampionë të Evropës dy herë në nëntë vitet e fundit.
Blutë gjithashtu kanë fituar pesë tituj të Ligës Premier, pesë Kupa FA, tre Kupa të Ligës dhe dy Liga të Evropës që kur Roman Abramovich bleu klubin në vitin 2003.
Në të njëjtën kornizë kohore, Arsenali ka fituar një titull në kampionat në vitin 2004, ndërkohë që në edicionet e fundit ka dështuar të futet në top katër.
E gjithë kjo ka bërë që Trevor Sinclair të thotë se ekipi perëndimor i Londrës tani është më i madh se Topçinjtë.
“Unë mendoj se ata janë”, ka thënë ish-sulmuesi i Manchester City për talkSPORT. “Ajo që ata kanë arritur gjatë dhjetë viteve të fundit ka qenë e pabesueshme, unë mendoj se stadiumi ka nevojë për punë, por Cobham është i pabesueshëm si një zonë stërvitëse, skuadra dhe ato që kanë arritur gjatë dhjetë viteve të fundit”.
“Ju duhet t’i shikoni ata si klubin më të mirë në Londër. Ka shumë klube të mëdha në Londër, por unë ndiej që Chelsea po kryeson”.
Sidoqoftë ish-mesfushori i Spurs, O’Hara llogaritë se vitet e historisë ende nënkuptojnë që Arsenali të udhëheqë rrugën, “Unë nuk pajtohem, më fal Trev”, u përgjigj ai.
“Unë jam një tifoz i Spurs, por nuk mund të largohesh nga fakti që Arsenal është klubi më i madh në Londër”.
“Nëse po shikon në histori, sukses i vërtetë mbi një klub futbolli, fanbase dhe gjithçka që vjen me një klub futbolli, më vjen keq”.
“Chelsea është klubi më i suksesshëm në Londër tani, ne e dimë se, ata kanë një pronar miliarder dhe ata janë klubi më i suksesshëm”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Flatro u bashkohet zërave se Bad News Eagles po kthehet?
Gjiganti i Ligës Premier arrin marrëveshje me Bayernin për Mathys Tel
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Morata te Galatasaray, sa do të fitojë Milani nga shitja e tij
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale