LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet sepse nuk ka kthyer filmat në video klub

Arrestohet sepse nuk ka kthyer filmat në video klub

Elisabeth M. Weiss nga Iowa City para më shumë se dhjetë vjet ka marrë me qira video kaseta në një video klub, por s’i ka kthyer kurrë. Tani ajo është arrestuar dhe akuzuar për hajni.

Ajo i kishte marrë me qira tre filma në maj të vitit 1996, e në shtator të vitit 1998 e kishte thirrur një detektiv dhe e kishte lutur t’i kthejë ata në video klub, por ajo asnjëherë nuk i kishte kthyer.

Sipas raportit policor, vlera e filmave dhe vonesat kanë kushtuar 231.97 dollarë.

Weiss është arrestuar nga policia në bazë të një urdhri 11 vjet të vjetër dhe akuzuar për hajni. Është dërguar në burgun e qarkut Johnson, ka paguar garancinë me para, dhe është liruar një orë më pas.