LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi që ndalte vetura në autostradë, duke u prezantuar si polic

Arrestohet personi që ndalte vetura në autostradë, duke u prezantuar si polic
Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një person, i cili duke u prezantuar si polic, ka ndaluar veturat në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se pas pranimit të informacioneve të bëra publike përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve, ku në një video-je shihet një automjet me një person të dyshuar duke  përdorur aplikacione të ndryshme në telefon, me drita kinse vezulluese dhe duke  i ndaluar veturat civile  në autostradë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, personi i cili ka postuar videon në fjalë është identifikuar dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor Obiliq dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi që ai gjatë asaj ngjarje në videon e publikuar, ishte prezantuar si zyrtar policor”, ka njoftuar policia.


Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave nga njësia e hetimeve është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar që të iniciohet rasti  “Prezantim i rremë si person zyrtar”, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për dyzet e tetë (48) orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori