LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Lipjan

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Lipjan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga dy personat e kërkuar për ngjarjen e rëndë, e cila kishte ndodhur më 05.08.2022 (e premte) rreth orës 23:40 në Lipjan, ku kishte lënë të vdekur një person dhe dy të tjerë ishin plagosur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi i tij u bë të martën, në Lipjan.

Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


“Më 23.08.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Vrasja e 22 vjeçarit në Lipjan, dy të dyshuarit në arrati - gjithçka rreth ngjarjes
Lexo po ashtu Vrasja e 22 vjeçarit në Lipjan, dy të dyshuarit në arrati - gjithçka rreth ngjarjes

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhej e ditur se ngjarja kishte filluar pas një konflikti verbal dhe fizik në mes pesë personave, e cila më pas ka eskaluar edhe me gjuajtje me armë.

Siç thuhej në raport, dy persona kishin shtënë me armë në drejtim të tre tjerëve dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhej në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori