LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person para Kuvendit të Kosovës

Arrestohet një person para Kuvendit të Kosovës

Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën “Agim Ramdani” në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se arrestimi i personit nuk ka të bëjë me sulmin që u bë ditë më parë në objektin e Kuvendit.


“Një person është arrestuar mbrëmë si rezultat i një kontrolle rutinore. Deri tek arrestimi i tij ka ardhur pasi që nuk u është bindur urdhrave të policisë”, ka thënë Ahemti.

Ndërkaq që nga  java e kaluar objekti i Kuvendit të Kosovës vazhdon të jetë nën kontrollin e masave të shumta policore, pas sulmit që iu bë me një mortajë dore nga dy persona të panjohur.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni në raportimin e tij sot para Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri tha se hetimet lidhur me sulmin ndaj Kuvendit janë duke vazhduar ende.

“Incidentin e sulmit në Kuvend, ne e vlerësojmë si incident mjaftë serioz. E kemi cilësuar si akt me elemente terrorist. Dua t’iu siguroj që Policia do të bëjë çfarë është e nevojshme për t’i nxjerr akterët para drejtësisë. Tashmë për interes të këtij hetimi kemi intervistuar disa persona”, tha  Maxhuni. /Telegrafi/