LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Prizren, lejoi të bëhet prerja dhe largimi i drunjve në mënyrë të kundërligjshme

Arrestohet një person në Prizren, lejoi të bëhet prerja dhe largimi i drunjve në mënyrë të kundërligjshme
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoriteti zyrtar”.

Në njoftim thuhet, se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, sot më datë 27.01.2022, ka siguruar informata se në parkun e qytetit në Prizren, dyshohej se bëhej prerja, krasitja dhe largimi i drunjve në mënyrë të kundërligjshme.

“Pas pranimit të këtyre informatave autoritete policore kanë filluar menjëherë me veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ashtu që në proces janë hasur persona duke prerë dru, ku në vendngjarje është gjetur një kamion i ngarkuar me rreth pesëmbëdhjetë (15) metër kub dru, si dhe shumë dru tjera të prera”, thuhet në njoftim.


Më tej, Policia njofton se ka intervistuar tre dëshmitarë.

“Pas verifikimit të dokumentacionit dhe dëshmive të siguruara, janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve tre (3) persona, dhe janë siguruar dëshmi që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se personi i dyshuar në pozitën Përgjegjës në Autoritetin Pyjor në Komunën e Prizrenit, ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren dhe kërkesën e kësaj drejtorie, se drutë duhet të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, e me pas Komuna të vendose tutje, ndërsa i dyshuari i kishte mundësuar që drutë rreth gjashtëdhjetë (60) metër kub i janë dhënë një kompanie private”.

Tutje, Policia thekson se, në proces të prerjes dhe bartjes kanë qenë edhe një mase tjetër e konsiderueshme e druve që pritej të dërgoheshin tek kjo kompani private, dhe me këto veprime ekziston dyshimi i arsyeshëm se personi i dyshuar ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” nga Neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në konsultë me Prokurorin e Shtetit, masa drunore për momentin është në proces të sekuestrimit të përkohshëm, ndërsa i dyshuari pas intervistës në prezencë të mbrojtësit, me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Kronika e Zezë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori