LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-oficeri gjerman, spiunonte për Rusinë

Arrestohet ish-oficeri gjerman, spiunonte për Rusinë

Gjermania ka paditur një ish-oficer të forcave rezervë me akuzën e spiunimit për Rusinë, tha sot Prokurori Publik Federal (GBA).

Ralph G., emri i familjes së të cilit nuk mund të zbulohet plotësisht sipas ligjeve të privatësisë, u dha agjentëve rusë “dokumente dhe informacione të shumta” në lidhje me ushtrinë gjermane nga tetori 2014 deri në mars 2020, tha prokurorja gjermane Ines Peterson.

GBA akuzon gjithashtu të dyshuarin, i cili ishte zëvendës komandant i një skuadre si dhe anëtar i një numri komitetesh ekonomike, se u kishte dhënë agjentëve rusë informacione në lidhje me ndikimin mbi kompanitë gjermane të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë nga Ukrainë, raporton theguardian.


Ai gjithashtu dha informacion për Nord Stream 2, tubacionin në pronësi të gjigantit rus të gazit Gazprom dhe të cilin Gjermania e ndaloi në shkurt pasi Rusia pushtoi Ukrainën, tha prokurori.

Prokurori tha se Ralph G. u kishte dhënë agjentëve rusë informacione për forcën rezervë të Gjermanisë dhe mbrojtjen civile. Nëpërmjet tij, shërbimi sekret rus mori gjithashtu detaje personale dhe kontakti të oficerëve të rangut të lartë në ushtri dhe menaxherëve të shquar të korporatave, tha prokurori.

I dyshuari akuzohet gjithashtu se ka ndihmuar drejtuesit rusë të kuptojnë politikat e mbrojtjes së SHBA me partnerët e saj në aleancën ushtarake të NATO-s, tha prokurori. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Azia
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Amerika
Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Amerika
Debati presidencial në SHBA - cilat ishin pikat kyçe për Evropën dhe botën

Debati presidencial në SHBA - cilat ishin pikat kyçe për Evropën dhe botën

Amerika
Zelensky thotë se 'plani i fitores' mund ta shtyjë Rusinë t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Zelensky thotë se 'plani i fitores' mund ta shtyjë Rusinë t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Botë
Kalo në kategori