LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet gardisti i dytë

Arrestohet gardisti i dytë

Me urdhër të prokurorisë, është arrestuar të mërkurën Alfred Ahmetcenaj, epror i lartë i Gardës, raportoi media në Tiranë, duke theksuar se Ahmetcenaj është i dyti nga gardistët që arrestohet që nga e orët e para të mëngjesit të së martës.

Prokuroria ka nxjerrë gjashtë urdhër ndalime për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës.

Agim Llupo, komandanti i njësisë speciale që mbrojti kryeministrinë më 21 janar, u arrestua në orët e para të së martës. /Telegrafi/