LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet 24 vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim nga Policia

Arrestohet 24 vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 24 vjeçar në Ferizaj, i cili ishte në kërkim nga Policia.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se personi i arrestuar ishte i dënuar me burg prej 6 muajve për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, pasditen e sotme, rreth orës 15:00 ka arrestuar një person me inicialet I.T (M/K) i moshës 24 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ me dënim burgimi prej 6 muajve”, thuhet në njoftim.


Polica bën të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori