LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Veles, kapen gjatë shit-blerjes së drogës

Arrestohen tre persona në Veles, kapen gjatë shit-blerjes së drogës
Foto ilustruese

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme policia ka kapur tre persona derisa po bënin shit-blerje të drogës në rajonin e Velesit.

Dy persona janë nga Koçani kurse personi i tretë është nga Velesi.

“Gjegjësisht, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në afërsi të vendit të quajtur rasadnik në Veles, rreth orës 06:30, zyrtarët policorë kanë konstatuar E.M. (35) dhe S.V. (39) nga Koçani, të cilët ishin të parkuar në veturën e pasagjerëve “Mercedes”, me targa të Koçanit, deri sa po blinin drogë nga D.V. nga Velesi. Pasi i ka vënë re punonjësit e policisë, E.M. nga dritarja e automjetit ka hedhur një pako më të madhe me marihuanë, e cila është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa dy personat janë dërguar menjëherë në stacion të policisë”.


“Pak më vonë është arrestuar D.V., në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të cilit, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Veles, është bërë bastisje, gjatë së cilës janë gjetur tri pako me marihuanë dhe një peshore”, thekson Ministria e Punëve të Brendshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori