LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona në Ferizaj për kontrabandë me mallra

Arrestohen tre persona në Ferizaj për kontrabandë me mallra
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit DHKEK, me datën 20 shkurt 2020 ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘kontrabandim me mallra’ neni 311 dhe ‘dhënie e ryshfetit’ neni 422 i KPK-së.

“DHKEK, Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë filluar hetimet që nga data 4 tetor 2019, duke zbatuar masa të veçanta hetimore, me qëllim të nxjerrjes së provave dhe dëshmive për të dyshuarit e përfshirë në veprat penale.

Pas grumbullimit të provave të nevojshme, me datën 20 shkurt 2020, Policia e Kosovës ka realizuar operacionin policor, me ç’rast janë kapur në flagrancë tre persona të dyshuar duke kontrabanduar mallra.


Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

•B. J. lindur me 1971 m/k
•I. J. lindur me 1974 m/k
•A. J. lindur me 1999 m/k

Me urdhër të Gjykatës Themelore Ferizaj janë kontrolluar vendbanimet e personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e paketimeve të peshkut të ngrirë dhe mishit të derrit, si dhe janë sekuestruar edhe dy automjetet me të cilat janë kontrabanduar mallrat”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarve është zbatuar masa e ndalimit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori