LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen shtetas të Maqedonisë në Mal të Zi, kanë fshehur tatim në vlerë prej 100 mijë eurove

Arrestohen shtetas të Maqedonisë në Mal të Zi, kanë fshehur tatim në vlerë prej 100 mijë eurove
Foto: Ilustrim

Për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “fshehje tatimi” dhe “larje parash”, dje dy shtetas të Maqedonisë dhe një i Malit të Zi janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Malit të Zi, njofton gazeta malazeze “Vijesti”.

Ata dje janë marrë në pyetje nga prokurorët special në Podgoricë, të cilët edhe kanë urdhëruar arrestimin e tyre për 72 orë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mes të arrestuarve janë Dragan Saviq, Grujica Jovanovski dhe Elizabeta Stojanovska. Ata janë të akuzuar se si themelues të disa kompanive kanë fshehur tatim në vlerë prej mbi 100 mijë eurove, ndërsa disa të tjerë akuzohen për larje parash.


Shtetasja e Maqedonisë, Elizabeta Sojanovska, është themeluese e një kompanie në Budva “Betpi Company”, aktiviteti i së cilës sipas regjistrit, ka qenë ndërtimi i banesave afariste dhe banimi.

Sipas regjistrit të subjekteve ekonomike, emri i të arrestuarit Jovanovski është i regjistruar në pesë firma me seli në Budva dhe Podgoricë, prej të cilave dy janë fshirë, ndërsa të tjera njëjtë kanë qenë të angazhuara për ndërtimin e objekteve.

Nga policia e malazeze akoma nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e shtetasve të Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori