LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen për shkak të “veshjes perëndimore”

Arrestohen për shkak të “veshjes perëndimore”

Policia në Iran ka arrestuar 49 persona sepse në publik janë veshur me “stil perëndimor".

Megjithatë, ky nuk është as fundi i ndalesave në këtë shoqëri. Në fakt, janë mbyllur edhe pesë sallone për rregullim të flokëve sepse, siç thuhet, kanë ofruar stile flokësh nga perëndimi. Pos kësaj, edhe 20 pronarëve tjerë u është tërhequr vërejtja.

"Policia ka arrestuar huliganët dhe banditët të cilët në publik janë paraqitur në modë satanike dhe duke bartur rroba joadekuate", ka thënë Mahmoud Rahmani, shef i policisë në qytetin Qaemshahr në veri të vendit.

"Individët, duke mos e njohur kulturën të cilën e imitojnë, kanë bartur rrobat e dizajnuara në shtetet armike", i ka sqaruar ai qëndrimet e policisë, duke shtuar se: "Armiqtë e këtij shtetit tentojnë të arsimojnë rininë tonë dhe t’i rrisin si duan ata, si dhe t’i largojnë nga jeta e shëndoshë".