LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen për përgatitje të atentatin ndaj Ramës

Arrestohen për përgatitje të atentatin ndaj Ramës

Policia e shtetit ka arrestuar tre persona të akuzuar për përgatitje për të kryer vrasje. Ata dyshohet se kishin plan dhe po përgatiteshin për eliminimin e Edi Ramës, të enjten, më 27 janar.

Plani i tyre u zbulua nga përgjimet e Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH). Lajmi është bërë i ditur nga News 24, ndërsa policia e shtetit ka konfirmuar arrestimin e tre personave.

Si rezultat i një hetimi të kryer në bashkëpunim nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë dhe Prokuroria për Krimet e Rënda, me qëllim parandalimin e një akti kriminal, u arrestuan Luan Zenel Rami (37), Fatos Hamit Rami, (29) dhe Afrim Kica (33), të tre nga Burreli, banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje, parashikuar nga neni 80, i Kodit Penal.


Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të tre personat të dielën do të dalin në gjykatë, ku pritet t’u konfirmohet akuza. /Telegrafi/