LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen për përdorim të grillit si armë

Arrestohen për përdorim të grillit si armë

Një burrë dhe një grua kanë zbuluar një përdorim të ri të grillit, atë që i futi në burg. Një zënkë mes burrit dhe gruas nga Alexandria të Los Angelesit nëse një mysafir i tretë duhej të qëndronte në shtëpi u nxeh aq shumë sa që gruaja mori grillin dhe e goditi burrin me të në kokë, ka thënë policia.

Burri kapi grillin dhe ‘ia kthej të mirën’ gruas duke e goditur në kokë me të, ka raportuar policia. Gruaja më vonë i tregoi policisë se kishte kapur grillin dhe kishte goditur xhamin e prapmë të makinës së burrit me të.

Policia ka pranuar se e tërë situata ishte tepër konfuze, por pasi që mjekët trajtuan burrin dhe gruan, ata u prangosën, iu lexuan të drejtat e tyre dhe u dërguan drejt e në burg.

Mashkulli u burgos nën akuzën për dhunë familjare derisa gruaja për të njëjtën gjë plus për shkatërrim të pronës të vlerësuar më pak se 500 dollarë amerikanë.