LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoni, po transportonin lëndë narkotike

Arrestohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoni, po transportonin lëndë narkotike

Policia e Maqedonisë ka arrestuar dy shtetas të Kosovës të cilët po transportonin lëndë narkotike drejt Turqisë.

“Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar Veles dhe Prokuroria e Velesit ka ngritur padi penal kundër shtetasve A.I.(59) dhe Z.M. (52), për kryerjen e veprës penale ”prodhim i palejuar dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Shtetasit A.I. dhe Z.M. janë shtetas nga Kosova dhe drogën do e transportonin drejt Turqisë. Më datën 04.11.2020 kanë udhëtuar në Kosovë për të marrë drogën, pastaj janë futur kthyer në Maqedoninë e Veriut, kurse automjetin me të cilin do transportonin drogën e kishin parkuar në një lokacion në Shkup. Ndërsa më datën 09.11.2020 Z.M. sipas instruksioneve të A.I. është nisur drejt Turqisë me sasinë e drogës, por gjatë udhëtimit në autostradën në aksin Shkup-Veles, shtetasi Z.M ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga ana e nëpunësve policorë është realizuar kontrolli në automjetin transportues dhe në të janë gjetur gjithsej 36 kilogram drogë e tipit marihuanë”, thonë nga MPB.


Nga atje thonë se personat janë arrestuar dhe dërguar para gjykatësit në procedurë paraprake, dhe iu është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori