LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona për mashtrim në Vushtrri

Arrestohen dy persona për mashtrim në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Të enjten rreth orës 18:00 nga hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, në bashkëpunim me zyrtarë policorë në pikën kufitare ‘Hani i Elezit’ kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘mashtrim’, të raportuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se mbi bazën e të dhënave të pranuara nga ankuesi janë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, ku vetëm disa orë pas raportimit të rastit janë arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore.

“Bazuar në rezultatet e para hetimore, dy të dyshuarit një ditë më parë duke vënë në lajthim ankuesin ia kanë marrë një shumë të konsiderueshme të parave, duke e mashtruar kinse janë duke mbledhur fonde humanitare. Pas procedurave të intervistimit, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘mashtrim’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori