LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Podujevë, të dyshuar për disa vjedhje të rënda

Arrestohen dy persona në Podujevë, të dyshuar për disa vjedhje të rënda

Policia e Kosovës më datë 08.11.2018 kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

“Rastet kanë ndodhur në fshatrat e Komunës së Podujevës, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku kryesisht janë vjedhur gjësende të ndryshme.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar ditën e djeshme , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dobërdol të komunës së Podujevës të arrestojnë dy të dyshuar:


K. G. mashkull, 18vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për tetë vjedhje të raportuara) si dhe,

K.A mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për tetë vjedhje të raportuara)”, thuhet në njoftimin për media.

Në koordinim më prokurorin kujdestar hetuesit policor kanë kryer një bastisje në shtëpinë ku janë arrestuar të dyshuarit, me ç’rast kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura si dhe një sasi substance të dyshuar që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shteti janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jenë të përfshirë të arrestuarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori