Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë përmes një njoftimi për media thekson se ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të armëve ilegale, dhe ka arrestuar dy persona.
“Me datën 22.02.2019 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion për një rast vjedhje grabitqare, ku personi i dyshuar kishte hyrë në një furrë buke i maskuar dhe duke përdorur një mjet të mprehtë nën presionin e kanosjes kishte vjedhur kasafortën me të holla si dhe një telefon mobil e po ashtu gjatë përleshjes me viktimën ky i fundit kishte pësuar lëndime trupore.
Në njoftimin për media thuhet se pas një pune operativo-hetimore me datën 28.02.2019 është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar: S. S. mashkull 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Policia ka siguruar prova të mjaftueshme të cilat i janë dorëzuar në prokurori dhe ndaj personit të dyshuar është ushtruar kallëzim penal policor. Me vendim të prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.
Po ashtu kjo drejtori ka njoftuar se me datën 28.02.2019 Sektori i Hetimeve nga stacioni policor në Gjakovë ka realizuar një operacion bastisjeje në fshatin Smolicë të Gjakovës, konform urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore ku si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policorë kanë bërë, janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy armë automatike AK-47, një armë gjysmë automatike dhe municion në sasi të konsiderueshme. Në njoftim thuhet se personi i dyshuar është arrestuar nga Policia dhe pas procedimit në konsultim me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës