LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy femra në Podujevë të dyshuara për mashtrim – Policia konfiskon mbi dy mijë euro

Arrestohen dy femra në Podujevë të dyshuara për mashtrim – Policia konfiskon mbi dy mijë euro
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy femra, të cilat dyshohet se janë të përfshira në disa raste të mashtrimeve.

Policia njofton se, të dyshuarat, duke përdorë rrjetet sociale, përmes institucioneve për transfere parash, kanë përfituar shuma parash duke i kërkuar ato emër të një personi tjetër ( si huazim) nga persona të ndryshëm ( jashtë vendit).

“Referuar disa rasteve të mashtrimit të raportuara në Podujevë, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht Njësia e hetimeve të stacionit të Podujevës, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë”, thuhet në njoftim.


Veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarave:

– L.M, 29 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës dhe

-B.H, 23 vjeçare, femër, shtetase e Republikës së Kosovës,

Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet kanë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore.

“Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e vendbanimit të tyre, ku policia ka gjetë dhe sekuestruar, para të gatshme (2060 euro), të cilat dyshohet të jenë përvetësuar nga veprat në fjalë”, vijon njoftimi.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore, ndërkohë që me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori