LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen 208 protestues në Rusi, kundërshtuan agresionin në Ukrainë

Arrestohen 208 protestues në Rusi, kundërshtuan agresionin në Ukrainë

Një organizatë ruse që monitorion arrestimet politike tha se 208 vetë u arrestuan sot në protestat kundër luftës në Ukrainë të mbajtura në të gjithë Rusinë.

Organizata “OVD-Info” tha se protestat u zhvilluan në 17 qytete ruse, nga Siberia deri në qytetet më të populluara në perëndim të vendit.

Më shumë se 70 vetë u arrestuan në Moskë dhe një numër i ngjashëm i tyre në Shën Petersburg, thuhet në njoftimin e organizatës.


Një video e publikuar nga një grup tjetër që monitoron protestat, “Avtozak”, tregonte disa të arrestuar duke u transportuar në një qendër paraburgimi nga policia teksa buzëqeshnin dhe mbanin lule. Të tjerët po dërgoheshin me forcë në makinat e policisë.

Qeveria e Presidentit rus Vladimir Putin ka goditur ashpër grupet disidente, madje edhe përpara se Rusia të fillonte sulmin kundër Ukrainës në shkurt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Amerika
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Momenti kur Ura e Dresdenit të Gjermanisë shembet në lumë - vetëm pak çaste pasi një tramvaj kishte kaluar mbi vendkalim

Momenti kur Ura e Dresdenit të Gjermanisë shembet në lumë - vetëm pak çaste pasi një tramvaj kishte kaluar mbi vendkalim

Evropa
Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Amerika
Fqinjët kritikojnë Gjermaninë për masat e reja të kontrollit kufitar

Fqinjët kritikojnë Gjermaninë për masat e reja të kontrollit kufitar

Evropa
Trump deklarohet pas debatit me Harrisin: Ajo po kërkon revansh pasi ka humbur

Trump deklarohet pas debatit me Harrisin: Ajo po kërkon revansh pasi ka humbur

Amerika
Kalo në kategori