LAJMI I FUNDIT:

Aromaterapia: Për një gjumë të mirë, futni lule në dhomën e gjumit, por kujdes vetëm ato të duhurat

Aromaterapia: Për një gjumë të mirë, futni lule në dhomën e gjumit, por kujdes vetëm ato të duhurat

Dhoma e ndenjes nuk është e vetmja dhomë që duhet ta dekorojmë me lule

Aromaterapia ose një mënyrë e lashtë e trajtimit me vajra esencialë është bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit.

Ekspertët pohojnë se aromaterapia mund të aplikohet edhe në dhomën e gjumit, duke sjellë bimë me aroma të forta dhe të këndshme që do të bëjnë mrekulli për gjumin tuaj, transmeton Telegrafi.


Domethënë, shkencëtarët gjermanë kanë konfirmuar se futja e luleve në dhomën e gjumit ka një efekt pozitiv në ëndrrat.

Përveç tingullit dhe ndjesive fizike, faktori i nuhatjes ndikon edhe në gjumin edhe në gjumë të rehatshëm.

Profesori Boris Stuk dhe bashkëpunëtorët e tij nga Spitali Universitar në Manheim i ekspozuan vullnetarët ndaj aromave të ndryshme në gjumë dhe më pas i pyetën për reagimet e tyre pas zgjimit.

Ata që u ekspozuan ndaj aromës së trëndafilave, pasi u zgjuan, thanë se ndienin emocione pozitive në gjumë.

Për relaksim maksimal, ju sugjerojmë aroma dhe ngjyra qetësuese.

Në dhomën e gjumit, në komodinë, zgjidhni lule aroma e të cilave është më e këndshme për ju. Kini kujdes sepse lulet me aromë shumë intensive, si zambakët, nuk rekomandohen për personat më të ndjeshëm.

Mos e mbushni dhomën tuaj të gjumit me bimë të gjalla, ato do të marrin oksigjenin e disponueshëm gjatë natës, gjatë gjumit.

Lulet do të krijojnë në mënyrë vizuale dhe nuhatëse një ambient të këndshëm relaksi, kështu që manushaqet blu në pragun e dritares janë një zgjedhje e duhur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

A e dini se...
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Intimitet dhe Pasion
Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën

Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

A e dini se...
Kalo në kategori