LAJMI I FUNDIT:

Armët larg qytetarëve

Pavarsishtë përpjekjeve për të penguar përhapjen e armëve, ato në të shumtën e rasteve nuk kanë rezultuar të suksesëshme dhe si pasojë nga persona të cilët kanë mbajtur armë në mënyrë të pa ligjëshme kanë ndodhur krime të llahtarshme dëshmitarë të të cilave jemi edhe vet ku, rasti i fundit i adoleshentit nga Ferizaji dhe hedhja e bombës së dorës nga adoleshenti nga fshati Përlepnicë e Gjilanit (para dy muajve) janë ogurët e keq që i thërrasin shoqëris kosovare për tu marrë seriozisht me këtë dukuri.

Historianet kanë arritur të identifikojne se që në kohën e Gurit të ri kur kane filluar shpikjet e veglave të para, ku në mes tyre hasën edhe armët, që fillimisht gjetën aplikim në aktivitetin e gjuetisë që në këtë kohë ishte njëra ndër veprimtaritë ekzistenciale të grupimeve njerëzore te kohës. Që nga kjo periudhë e deri më sot, armët ishin mjetet të cilat shoqëruan zhvillimin e shoqërisë njerzore në të gjitha stadet zhvillimore të saj dhe njëkohësisht ato përkundër të arriturave civilizuese të shoqërisë njerzore, ruajtën destinimin për të cilin i shpiku njeriu i lashtësisë, pra atë të mjetit për të ushtruar dhunë, apo për ta përballuar atë. Dhe vështruar nga konteksi historik, mbajtja e armës ka karakter universal dhe i përket të gjidha grupimeve shoqërore dhe kulturave.


Mirëpo përkundër kësaj, përpjekjet për futjen në kontrollë të armëve gjithashtu kanë historinë e vet dhe ato datojnë që me lindjen e shteteve të para dhe përcillën deri në ditët e sotme. Kodifikimin e parë për mënyrën e bartjës dhe përdorimit e hasim në Spartën antike, kurse perandori Justinijan duke ndjer rrezikun nga prania e madhe e armëve në duart e qytetarve solli ligjin për ndalimin e përgjithshëm të prodhimit dhe mbajtjës së armëve. Dhe po të shikohet me kujdes, pavarsishtë përpjekjeve për të penguar përhapjen e armëve, ato në të shumtën e rasteve nuk kanë rezultuar të suksesëshme dhe si pasojë nga persona të cilët kanë mbajtur armë në mënyrë të pa ligjëshme kanë ndodhur krime të llahtarshme dëshmitarë të të cilave jemi edhe vet ku, rasti i fundit i adoleshentit nga Ferizaji dhe hedhja e bobës së dorës nga adoleshenti nga fshati Përlepnicë e Gjilanit (para dy muajve) janë ogurët e keq që i thërrasin shoqëris kosovare për tu marrë seriozisht me këtë dukuri .

Edhe ne si kosovar, nuk bëjm përjashtim nga ajo që tham më lartë, pra nga konteksi historik, ku për ta relativizuar këtë, pa përjashtim, egoja për armëmbajtje është zhvilluar edhe te ne si te çdo popull tjetër. Ajo që është shqetësuese për Kosovën si shtet i ri, dhe që tejkalon atë që më lart e quajtëm konteksi hisorik, është fakti se si rezultat i ndikimit të një varg faktoresh kemi sasi të konsideruar të armatimit në duart e personave të pa autorizuar. Dhe kjo sasi dhe shumëllojshmëri e armatimit jo vetëm që mundë të paraqet rrëzik për jetën dhe pronën e qytetarve, por ajo në raste të caktuara, mundë të shkaktoj edhe probleme serioze të sigurisë në shkallë të gjërë.

Me këtë rast, nga këta faktorë po veçojmë:
Shtypja e egër e të gjitha regjimeve shtetërore që kanë sunduar në hapsirat tona, sidomos pas vitit 1912, gjë që ka rezultuar në tejzgjatjen e Konfliktit shqiptaro-serb, Lufta e vitit 1998-1999, kryengritja në Luginen e Preshevës dhe në Maqedoni, mjedisi gjeopolitik që ze Kosova në hapsiren ballkanike pas pavarsisë, brishtësia e organeve të sigurisë dhe atyre gjygjësore, mungesa e ligjit adekuat që rregullon procedurat për kushtet për blerjen e armëve, posedimit, bartjes, prodhimit, riparimit, gjendja ekonomike, etj. Këta faktorë dhe një varg elementeshë që derivojnë nga këta (si mjedisi social, niveli arsimor, edrejta zakonore, mardhënjet pronësore, mardhënjet ndëretnike, tranzicioni i sistemit etj) jo vetëm që bëjn që popullata të jetë e prirur për posedim ilegal të armatimit, por njëkohësisht, kategori të caktuara nuk hezitojnë ta përdorin për qëllime të ndryshme, e që në të shumtën e rasteve përfundon me fatalitet.

Kushë posedon armë në Kosovë në mënyrë të pa ligjëshme?
Natyrisht duke ju referuar faktorve të përmendur, ata që posedojnë armë në mënyrë të pa ligjshme i përkasin disa kategorive.
-Në kategorinë e parë do të fusja të gjithë ata që armën e mbajnë si trofe të trashiguar bres pas brezi ose të fituar edhe në forma të ndryshme (pjestarët e UÇK-së), por që në mungesë të ligjit nuk mundë ta leglizojnë, nërkohë që dorzimi i armës të organet kopetente dhe shkatrrimi i saj për këtë kategori është i pa pranushëm pasi që poseduesi ka një lidhje emocionale me armën. Ndonse poseduesit e kësaj kësaj kategorie janë pjesa që më së paku mundë t’i përdorin për qëllime kriminale, prap se prap, edhe këto armë janë burim potencial i rrezikut për shkaktimin e veprave të rënda penale.
-Në kategrinë e dytë përfshihen personat të cilët për qëllime të ndryshme ndihen të kërcnuar dhe në forma të ndryshme kanë arritur të furnizohen me armë.
-Në kategorinë e tretë përfshihen persona të cilët në forma të ndryshme kanë mbet pronar të stoqeve të armatimit të përdorur gjatë luftës së fundit.
-Dhe në kategorinë e fundit, përfshihen përsona të cilët armët i mbajnë me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve kriminale.

Pa hyrë për të komentuar shifrat e publikuara nga organizata vendore dhe ndërkombëtare se në duart e qytetarve të Kosovës ndodhën nga 400 deri në 600 mijë armë, por duke i analizuar armët e konfiskuara qoftë nga Policia e Kosovës qoft nga KFOR-i, e të cilat janë publikuar nga mediat e shkruara dhe elektronike, për ne si shoqëri ka vend për shqetësim të thellë dhe është momenti i fundit që të merremi me këtë problem në mënyrë që të mos na ndodhin raste si ai i adoleshentit ferizajas. Nga ajo që shihet në publikimet e bëra në media, në dorë të popullatës së Kosovës ndodhet armatim tepër i sofistikuar dhe me efekte të shkatrimi të lart. Gjatë aksioneve të konfiskimit të armëve të policisë është konfiskuar armatim i të gjitha llojeve dhe kalibrave duke filluar nga pistoletat miniaturale e deri te mitralozët e rënd. E gjithë kjo llojëshmëri armësh për nga karakteristikat tekniko-taktike bën pjesë në grupin e armëve me mundësi të madhe të hapjes së zjarrit dhe përdorimi i tyre eventual nga përsona të pa përgjegjëshem në hapsirat publike do të shkaktonte viktima që i tejkalojnë ato çfar po shohim këto vitet e fundit nëpër shkollat amerikane dhe rasi i vitit të kaluar në Gjermani.

Publikimet e bëra nga institucione shëndetsore flasin për rritje të personave të cilët vuajn nga traumat dhe smundjet si pasoj e tyre, që kryesisht bëjn pjesë në grupin e atyre depresive e që në masë të madhe janë determinuar nga lëndimet që ka shkaktuar lufta, gjendja ekonomike e rënduar dhe nga përdorimi në rritje i konsumimit të narkotikve nga ana e adoleshentve. Edhe sikur të përjashtohet mundësia e përdorimit të këtij arsinali nga grupe kriminale, përshkak të përhapjes në masë të armatimit, apo për shkak të ardhjes së lehët deri te ai, përdorimi aksidental i tyre nga persona me probleme shëndetësore dhe të atyre me probleme të ndryshme sociale, do të shkaktonte dëme të pa para. Ajo që shton rrezikun edhe më shumë në ambijentet tona publike po ashtu edhe ato private është posedimi nga qytetarët e Kosovës i eksplozivëve, mjeteve plasëse si dhe lansues të tyre.

Nga publikimet e bëra nga Policia shihet prania e madhe e tyre si dhe ka mjaft raste kur këto mjete janë përdorur dhe me pasoja të humbjes së jetës së kalimtarve të rastit
Mbajtja nëpër ambijente banimi të mjeteve plasëse apo edhe eksplozivit klasik, paraqet rezikshmëri tepër të lart. Ky rrezik konsiston në atë se një pjesë e madhe e tyre (siç janë bombat e dores) janë të konstruktuara në atë mënyrë që aktivizimi i tyre është shumë i lehët dhe atë mund ta bëjnë edhe fëmijët e vegjël në loj e sipër. Në anën tjetër, mbajtja e eksplozivit qoftë në ambijente banimi qoft jash tyre jo vetëm që është burim rreziku momental si pasojë e aktivizimit aksidental nga faktorët e jashtëm (zjarri eventual) por edhe në qofse nuk vie deri te kjo, rreziku shtohet edhe më tepër nga shpërthimi vetvetiu i masës eksplozive (sidomos TNT që bazë primare eksplozive ka nitroglicerinën e që sic dihet është në gjendje të lingët). Kjo ndodhë përshkak të efektit “Gërdec” e që është i lidhur me kohën e prodhimit dhe kushtet e mirmbajtjes së masës eksplozive apo mjetet shpërthyes që e shfrytëzojnë atë. Kjo vie nga shkaku se me kalimin e kohës bëhet ndarja e nitroglicerinës nga masa e ngurt. Mjafton një dridhe e vogël që të shkaktohet eksplodimi i njëjtë me atë që shkaktohet me detonator.

Pjesa tjetër e amatimit që paraqet burim të rrezikimit të gjendjes së sigurisë të përmasave më të gjëra është ai të cilën Ushtria Serbe ju ka lënë serbëve lokal e që një pjesë e madhe kanë qenë të mobilizuar gjatë viteve 1998-1999. Ky armatim përpos që mundë të përdoret për qëllime të ndryshme subverzive, ai njëkohësisht krijonë mundësi të mira tregëtimi dhe për nga lloi dhe kualiteti mundë të përdoret edhe për aksione nga grupe të ndryshme terroriste. Kapja nga Policia Shqiptare më 1995 të dy raketave vetëdirigjuese me infra të kuqe Strela 2M të prodhimit jugosllav është dëshmia që vërteton këtë. Në mënyrë që të shmangen katastrofat eventuale nga armët që ndodhën në duart e përsonave të paautorizuar, përpos që duhet shtuar efikasiteti i organeve policore dhe gjygjësore, është mëse e domosdoshme që në afatin sa më të shpejt Qeveria e Kosovës të procedoi në parlament ligjin për armët i cili në njëfar forme do të jetë pikënisje për zgjidhjen e këtij problemi kaqë të mprehët dhe të nevojshëm për jetë të sigurt në shtetin e ri të Kosovës.

(Autori është analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë)