LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Komunës së Likovës i takojnë 900 mijë euro, kemi aplikuar për 3 projekte në thirrjen e Qeverisë për ndihmë financiare

Arifi: Komunës së Likovës i takojnë 900 mijë euro, kemi aplikuar për 3 projekte në thirrjen e Qeverisë për ndihmë financiare

Komunës së Likovës i takojnë diku rreth 900 mijë euro dhe ka aplikuar me tre projekte në thirrjen publike të Qeverisë për ndihmë financiare për komunat, tregoi kryetari i Likovës, Erkan Arifi në Daily Click të TV21. Por sipas tij metodologjia nuk është në rregull ngaqë komunat urbane me sipërfaqe të vogël, marrin më shumë mjete, se sa një komunë rurale siç është Likova, me 280 km2.

Me projekte kanë aplikuar të gjitha 90 komunat e vendit. Mes tyre edhe ajo e Tetovës, kryetari i së cilës Bilall Kasami tha se i duhen më shumë mjete sepse gjatë kohë nuk është investuar në projekte kapitale. Akuzon përbërjen paraprake komunale se nuk i ka shfrytëzuar mjetet siç duhet.

Në proces është vlerësimi i projekteve që komunat i kanë dorëzuar. Nga ana tjetër, ministri për Vetëqeverisje lokale Zllatko Perinski, paralajmëroi digjitalizim të të gjitha komunave. Kjo do të ndihmoj në mbledhjen e taksave të pronës dhe ato komunale, sepse sipas tij, ka komuna që nuk kanë mbledhur fare taksa.


Perinski tha se si ministri kanë vënë si qëllim që deri në fund të 2026-tës të gjitha komunat të bëhen pjesë e “e-portalit”, ku do të ofrojnë pakot e shërbimeve që i kanë për qytetarët. Këto ai i tha në Forumin “Strategjitë për Bashkëpunim në Mobilizimin e Qëndrueshëm të Burimeve dhe Decentralizimin”.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori