Argjentina publikon listën për ndeshjet e tetorit, Messi dhe Higuain udhëheqin sulmin

Lionel Messi dhe Gonzalo Higuain do të jenë pjesë e skuadrës së Argjentinës për ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Botërorit 2018, ndaj Perusë dhe Paraguait që do të luhen në 6 dhe 11 tetor.
Trajneri Edgardo Bauza e publikoi listën e të përzgjedhurve për këto dy ndeshje, ku të bie në sy edhe rikthimi i Agueros, i cili mungoi në sfidat e mëparshme për arsye dëmtimi.
Ndërkaq, Javier Pastore, i cili mungoi në sfidat e luajtura gjatë këtij muaji, nuk do të jetë as në ato të muajit të ardhshëm.
Trajneri Bauza deklaroi se skuadra e tij do të jetë gati për këto sfida ndaj Perusë dhe Paraguait.
“Peruja do të luajë si një skuadër vendase, me 4-5 lojtarë që do të bëjnë presing në 3/4 e fushës, ndërsa Paraguai është një skuadër që përdor taktikën e kundërsulmit, gjë që është shumë e rrezikshme. Kështu që, përveçse duhet të tregohemi të kujdesshëm, detyra jonë kryesore është që të zhvillojmë një lojë sa më të mirë”, tha Bauza.
Argjentina është në vendin e tretë të renditjes së Grupit Amerikano-latin të “Rusi 2018”.
Në fazën finale të këtij aktiviteti kualifikohen direkt 4 skuadrat e para, ndërsa ajo e vendit të pestë do të luajë ndeshjen e “playoff”-it ndaj një ekipi nga Oqeania.
Portier: Sergio Romero (Manchester United), Nahuel Guzman (Tigres).
Mbrojtës: Facundo Roncaglia (Celta de Vigo), Mateo Musacchio (Villarreal), Ramiro Funes Mori (Everton), Marcos Rojo (Manchester United), Martin Demichelis (Espanyol), Pablo Zabaleta (Manchester City), Gabriel Mercado (Sevilla), Nicolas Otamendi (Manchester City).
Mesfushorë: Matias Kranevitter (Sevilla), Javier Mascherano (Barcelona), Lucas Biglia (Lazio), Augusto Fernandez (Atletico Madrid), Ever Banega (Inter Milan), Erik Lamela (Tottenham), Nicolas Gaitan (Atletico Madrid), Ángel Di Maria (PSG).
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Angel Correa (Atletico Madrid), Lucas Pratto (Atletico Mineiro), Sergio Aguero (Manchester City), Paulo Dybala (Juventus), Gonzalo Higuain (Juventus).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë