LAJMI I FUNDIT:

Ardian Civici propozon masa për krizën e paralajmëruar, tregon se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Ardian Civici propozon masa për krizën e paralajmëruar, tregon se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Rektori i Universitetit “Mesdhetar”, Ardian Civici thotë se vendet evropiane po përballen aktualisht me frikën se krahas rritjes së çmimeve të energjisë mund të ketë mungesë të naftës dhe gazit.

Por me çfarë pasojash mund të përballet Shqipëria nga kjo klimë e re zhvillimesh, që cilësohet si aspak e favorshme?

Eksperti i ekonomisë thekson se rritja e çmimit të naftës dhe gazit çon në rritjen e çmimeve për produktet dhe shërbimet.


“Në vendet evropiane është se ekziston frika se përveç çmimit mund të ketë mungesë në treg të këtyre produkteve, si gazi apo nafta. Ajo që është e rëndësishme, që mund të prekë edhe Shqipërinë ka të bëjë më faktin se këto rritje çmimesh sjellin deformime çmimesh, që lidhen me produkte apo shërbime që janë të lidhura direkt dhe që përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike. Ky është rreziku më i madh i përshkallëzimit të këtij efekti negativ se sa çmimi i energjisë elektrike”, tha Civici.

Duke shpjeguar pasojat që mund të sjellë kjo krizë ndërkombëtare që është paralajmëruar tashmë, z. Civici propozon dy mekanizma veprues, që sipas tij duhet t’i vërë në zbatim qeveria shqiptare për të zbutur efektet negative në ekonomi.

“Na duhen politika imediate të reagimit, të ngjashme me paketat e pandemisë së COVID-19, por fokusin duhet ta ketë tek shtresat e varfra, familjet dhe bizneset e vogla. Na duhet urgjentisht reflektim për politikat strukturore për diversifikimin e burimeve të energjisë, por mbi të gjitha shtimin e prodhimit të energjisë me të gjitha elementët”, tha ai për euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori